Brukseli nuk e komenton “Platformën e Gruevskit”: Nuk e kemi parë dhe nuk spekulojmë

Komisioni Evropian nuk dëshiron t’i komentoj kërkesat që VMRO DPMNE do t’i dërgoj pranë euro- komisarit për zgjerim, Johanes Han gjatë vizitës së djeshme.

“Nuk do të spekulojmë apo të komentojmë programe partiake. Presim së shpejti të formohet Qeveria e re, që do të përkushtohet në zbatimin e reformave të mbetura. Do të vazhdojmë të këmbëngulim në zbatimin e të gjitha pjesëve të Marrëveshjes së Përzhinës. Kjo është kyçe që të kthehet vendi në rrugën drejt BE-së, diç që qytetarët e duan dhe e meritojnë”, thonë për “Meta” burime nga BE.

VMRO DPMNE të premten kumtoi se do të kërkoj nga Han publikisht të dënoj Platformën e Tiranës, BE t’u përmbahet parimeve që i vendosi euro- komisari paraprak Oli Ren gjegjësisht fituesi i bllokut maqedonas të bëj koalicion me fituesin nga blloku shqiptar dhe të zhbllokohen proceset euro- integruese.

Në Bruksel nuk duan ta komentojnë as deklaratën e liderit të VMRO DPMNE-së, Nikola Gruevski, se partia po përgatit dokument politik- “Platformë për ruajtjen e Maqedonisë”.

“Nuk e kemi parë dhe s’duam të spekulojmë”, thonë përfaqësues të BE-së për “Meta”.

Gruevski dje në intervistë për “Kanal 5” tha se pret ditët në vijim dokumenti politik të finalizohet dhe t’u ofrohet pjesës më të madhe të partive për dalje nga kriza politike.

“Po përgatitim dokument për ruajtjen e Maqedonisë, ky është dokument politik që do të ofroj mënyrë për dalje nga kriza. Përmes pranimit të tij, do të dilet nga kriza, por nuk do të shkatërrohet uniteti i shtetit. Ky dokument gjatë javës së ardhshme do t’u ofrohet partive politike dhe presim ta pranojnë si mënyrë për dalja nga kriza”, deklaroi Gruevski.

Comments

comments