Bulliqi: LDK po ua mbyll derën kuadrove të reja

Ish-deputeti i LDK-së, Shpejtim Bulliqi ka reaguar ndaj nominimit të disa kandidatëve për kryetar komunash nga kjo parti.

Ai në një postim në rrjetin social Facebook ka shkruar se në vend që këto struktura të japin llogari për humbjet e njëpasnjëshme që ja shkaktuan LDK-së për këto vite, disa prej tyre e paskan nominuar vetveten kjo edhe për faktin që disa nga ta tanimë janë harxhuar/konsumuar aq shumë.

Ky është postimi i Bulliqit:

Përmes mediave u mësua sot se kryesia/klani që e ka kapur LDK-në i paska nominuar kandidatët për kryetar në disa komuna. Për ta thënë troç, kryesia/klani humbës sistematik i katër palë zgjedhjeve e paskan nominuar vetëveten si kandidatë për kryetarë komunash, gjë që mendoj që përveç shkeljeve statutare në vend që propozimet të merren nga baza ku do te votohet ata ketë punë e paskan bërë vet.

Këto propozime sot për herë të parë në historikun e LDK-se i paska bërë niveli qendror duke mospërfillur se paku propozimet e strukturave në nivel degësh siç na ishte rendi dhe praktika.

Kjo për fat të keq është edhe një dëshmi me tepër se në strukturat udhëheqëse qendrore të LDK-se është instalua një vendimmarrje centraliste e tipit komunisti.

Ne vend që këto struktura të japin llogari për humbjet e njëpasnjëshme që ja shkaktuan LDK-së për këto vite, disa prej tyre e paskan nominuar vetveten kjo edhe për faktin që disa nga ta tanimë janë harxhuar/konsumuar aq shumë, dhe nuk besoj se kanë çka ti japin më qytetarëve dhe komunave ku do të rikandidojnë.

Me këto veprime të tyre përveç që po ju mbyllin derën kuadrove të reja, të respektuar të cilët do ta rikthenin besimin e elektoratit të LDK-së, besim të cilin ja humben pikërisht këta individë, sot këta të njejtit fatkeqësisht ia paskan bërë edhe njëherë me dije elektoratit, që mendojnë vetëm për vetveten dhe kolltukun e tyre.

Comments

comments