Burgim i përjetshëm për sulmuesin pranë xhamisë në Londër

0

Darren Osborne, 48 vjeç, është gjetur fajtor për vrasjen e Makram Ali, 51 vjeç, pas përplasjes së qëllimshme të kamionit për turmën, në qershor të vitit të kaluar, shkruan REL.

Gjykatësja e rastit, Cheema Grubb, tha se Osborne, nga Kardifi, ka planifikuar “mision vetëvrasës”.

“Ky ka qenë sulm terrorist – ke pasur qëllim të vrasësh”, i tha gjykatësja të akuzuarit.

Osborne, i cili është gjetur fajtor për vrasje dhe tentim-vrasje, i tha trupit gjykues: “Zoti ju bekoftë, faleminderit”.