BUZËQESHJA

BUZËQESHJA

Karakteristikë e kohës në të cilën jetojmë është dinamika jetësore, e cila nganjëherë është shkaku që besimtarët t’i harrojnë vlerat esenciale të Islamit. Muhammedi alejhis-selam, edhe pse jetoi para 14 shekujve, vuri themelet e forta të psikologjisë dhe bashkëveprimit ndërnjerëzor të kohës së sotme…

Një nga librat më të shitur të shekullit të kaluar është libri i autorit Dale Carnegie, “Si të fitojmë miq dhe ndikojmë njerëzit?” Në mes të tjerave ky autor i njohur thotë: “Në qoftë se dëshironi të jeni i preferuar, mbani mend rregullin: Buzëqeshni!”

I Dërguari alejhis-selam, ka thënë: Buzëqesh, sepse buzëqeshja është sadaka”,ndërsa ai gjithmonë ka qenë i gëzuar dhe i qeshur. Atë, madje edhe kundërshtarët e respektonin dhe ndjeheshin këndshëm në prezencën e tij, e si të mos jetë ashtu ndërsa ai gjithmonë ka qenë i dekoruar me buzëqeshje.

Autori i këtij bestselleri më tej thekson: “Buzëqeshja jote është radiodhënësi i vullnetit tënd të mirë. Buzëqeshja jote i ndriçon të gjithë që e  vërejnë.” Sunneti i radhës që e praktikojmë është buzëqeshja e butë. I Dërguari alejhis-selam thotë: “Për të pasur besimin e plotë, besimtari duhet të dojë për të tjerët atë që do për vete!” Me buzëqeshje të butë ne i dërgojmë mesazh palës tjetër se u dëshirojmë më të mirën dhe ashtu do t’ua ndriçojmë jetën e do t’u dëshirojmë çdo të mirë në bashkëveprimet tona në të ardhmen.

Me buzëqeshjen e butë ne i dërgojmë mesazh atij që është nën presionin e shefit, punëdhënësve, blerësve, mësuesve, prindërve, bashkëshortëve apo fëmijëve se nuk është e humbur e gjitha; mesazh që në këtë botë ekziston akoma dritë,  se nuk duhet humbur shpresën, ashtu siç na porosit Allahu i Madhërishëm: …Shpresën në mëshirën e Allahut nuk e humb askush”.

Dale Carnegie gjithashtu thotë: “E vetmja mundësi ngadhënjimi në grindje është shmangia e tyre.”

I Dërguari alejhis-selam ka thënë: “Unë ia garantoj Xhennetin atij që i shmang grindjet, madje edhe sikur të ketë drejtë.” I Dërguari alejhis-selam, që moti ka thënë që “ngadhënjim i vërtetë është shmangia e grindjeve.”

Në kohën e sotme, kur shumica harrojnë esencën e besimit, këto gjëra na tregojnë përsosmërinë e tij.  Nëse do ta ndiqnim sunnetin e të Dërguarit alejhis-selam me përpikëri, do ta vërenim sistemin e përsosur islam i cili nuk njeh fatkeqësi, pikëllim, ankth, psikozë, neurozë, zili, keqdashje…

Jetët tona thjeshtë do të ishin pasqyrë e përkryer e Ligjeve të Allahut në Tokë. Kije ndërmend që rezultati i ndjekjes së Ligjit të Përkryer doemos të jetë fati i përhershëm.

Autor: Eldar Tutnić
Përshtati: Lutfi Muaremi

(Islampress)