Carlos: Marre për Messin dhe Barcelonën

Carlos: Marre për Messin dhe Barcelonën

Pas Diego Maradonas, edhe ish-ylli i Real Madridit, Roberto Carlos, ka kritikuar ashpër Barcelonën dhe Lionel Messin për mungesën në “FIFA Football Awards”

Mbrëmja gala “FIFA Football Awards”, e cila është mbajtur mbrëmë në Zurich, është bojkotuar nga Lionel Messi dhe Barcelona.

Në këtë mbrëmje, ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo u shpall lojtari më i mirë për vitin 2016.

Ish-ylli i Los Blancos, Roberto Carlos, ka kritikuar ashpër Barcelonën dhe Messin për mungesën në FIFA Football Awards, përcjell Express.

“Jam i trishtuar dhe i zhgënjyer se si Leo dhe bashkëlojtarët e tij nuk kanë ardhur. Ata kanë shumë futbollistë të mëdhenj dhe të gjithë ne do të donim t’i shihnim në ceremoni”, ka deklaruar Carlos.

“Ne të gjithë kemi dashur ta shohim Messin, lojtarët e tjerë të mëdhenj dhe trajnerin e Barcelonës këtu. Ky është një çmim i FIFA-s. FIFA është autoriteti më i lartë në futboll, kështu që të gjithë duhet të jenë këtu”, ka shuar ai.

“Cristiano ka mësuar rëndësinë e kësaj dhe unë mendoj se Leo gjithashtu ka nevojë për të mësuar se ai duhet të jetë këtu. Kjo duhet të ndryshojë. Real Madrid gjithashtu ka një ndeshje këtë javë, por ata janë të përfaqësuar mirë në Zurich”, ka përfunduar braziliani. /Express/