Kosovë/ “Afera e grurit” – dalin përgjimet e reja, përmenden emra të disa zyrtarëve

INA
INA

02/08/2023

Pas aferës “vaji”, kanë dalë përgjime të reja lidhur me “aferën e grurit”.

Gazeta Nacionale sjell ekskluzivisht incizime të reja në Ministrinë e Tregtisë së drejtuar nga Rozeta Hajdari. Kësaj radhe tema është e njëjtë, për blerjen e mallrave në rezervën shtetërore. Ndryshon vetëm produkti. Nga vaji, tash është afera “Gruri”.

Zyrtarë të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë në këto incizime bisedojnë rreth nënshkrimit të kontratës për blerjen e grurit vitin e kaluar. Ata përmendin me emra disa zyrtarë si Hafiz Gara, Rexha, Arbëri, këshilltari (që nuk dihet nëse është fjala për këshilltarin e ministres, apo të ndonjë zyrtari tjetër)

Krejt përgjimi tregon për zyrtarin Enver Hajruallahu që me pozitë është certifikues. Ndaj tij kishte presione të mëdha për ta nënshkruar kontratën rreth grurit, edhe pse disa ton mungonin.

Certifikuesi nuk pranonte ta nënshkruante.

Sipas bisedës, kuptohet se kishte dyshime që një sasi e grurit në sasi prej 9 ton grurë po mungonte. Vlera e grurit që mungonte sipas bisedave, del të ishte rreth 6 milionë euro. Kjo duket se kishte shkaktuar edhe përplasje ndërmjet disa zyrtarëve në Ministrinë e Rozeta Hajdarit, shkruan nacionale.

“Edhe tash unë nuk lëshojsha pe, se mungojke një sasi në vlerë prej 6 milionë”, dëgjohet teksa flet një zyrtar.

“Unë i kam thanë nuk e paguaj për qetë punë për qetë punë, se tash ky shpediteri ky që e ka pas (nuk kuptohet) e ka pasur edhe shpedicionin, ai thojke e kam pru, shpediteri thojke mungojnë 9 tonë, këta thojshin mungojnë pak ma shumë, se aty në kontratë thuhet se duhet me i sjellë 10 mijë tonë me nen nuk duhet me humb asnjë pike rrugës”, dëgjohet teksa flet një zyrtar i Ministrisë së Tregtisë e Industrisë.

Kjo kishte shkaktuar tension në MINT. Madje, zyrtarët që bisedojnë bëjnë të ditur se kishte pasur rrezik edhe për një përplasje fizike ndërmjet Hafizit dhe ministres Hajdari.

Zyrtarët e konfirmojnë se disa nga veprimet kanë qenë të jashtëligjshme.

“Fol ti drejtor që vë vendime të jashtëligjshme”, dëgjohet teksa flet një zyrtar i Ministrisë me një tjetër.

“Edhe tani hiq, para dy tri jave një muaje, fytas e kemi qu me ministren, ma Hafizi ke tu e rre”, thuhet në bisedë.

Gjatë bisedave përmendet edhe drejtori i Agjencisë Kosovare për Inteligjencë. Zyrtarët tregojnë se kanë qenë në mëdyshje nëse duhet të bëhet kjo pagesë apo jo.

“Lem thash me folë, I nderuar drejtor kemi tha qeshtu (nuk kuptohet…) Jo tha normal duhet me u ba ajo pagesë drejtor, certifikuesi po ndërhyj po ta shpjegoj ma gjerësisht (nuk kuptohet) E u ndal ajo, plus drejtori i AKI-së po shkruan drejtpërdrejt (nuk kuptohet) – Edhe po i thotë, veç pak ministre për këtë punë qysh pe shpjegon certifikuesi jo që jeni duke i ba presion, por duhet me vlerësu punën e tij”, thuhet në bisedën e siguruar nga Nacionale.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

zubin-potok-komuna

Kush i organizoi trazirat e dhunshme të marsit të vitit 2004 në Kosovë, flasin juristët

vucic rama grenell kushner

Media e madhe gjermane FAZ: Trekendëshi që synoi ndarjen e Kosovës, tani po bën biznes mes Vlorës

sonja biserko

Biserko: Vuçiq po destabilizon fqinjët përfshirë Kosovën, përmes Kishës Ortodokse Serbe dhe…!

Xhozef Joseph Borell

Borrell: Koha që Kosova e Serbia të zbatojnë marrëveshjen e Ohrit

kurti-vucic-borel-lajcak

​Një vit nga marrëveshja e Ohrit – çfarë thuhet në propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi

shefqet krasniqi

Një mobileri në Kosovë i’a ndalon punëtorëve agjërimin, deklarohet Shefqet Krasniqi

Albin-Kurti-3

Albin Kurti në iftar te shtëpia e të moshuarve Jetimat e Ballkanit (FOTO)

KFOR KS

KFOR’i katërfishon praninë në veri – Rritet edhe numri i patrullimeve rreth kësaj zone

Euro metali

Sekuestrohen mbi 10 mijë euro të falsifikuara në Kosovë, një në pranga

INFO

NA NDIQ