Maqedoni, 1.283 qytetarë kanë marrë pjesë në ankandin për fletobligacionin qytetar

ina-online
ina-online

14/07/2023

Në ankandin e sotëm për fletobligacionin qytetar morën pjesë 1.283 qytetarë, të cilët kanë paguar mjete me vlerë prej 1.448.030.000 denarëve që është dyfishi i asaj që ishte publikuar me Prospektin e fletobligacioneve të qytetarëve.

“Interesi ishte i madh për këtë produkt inovativ në tregun financiar. Qytetarët e identifikuan interesin e tyre dhe e shfrytëzuan mundësinë të investojnë në produkt që për ta është pa rrezik, i sigurt dhe sjell rendiment aktiv, duke e mbrojtur vlerën e parave të tyre në këtë moment me inflacion të lartë”, vlerësoi ministri i Financave, Fatmir Besimi.

Përfitimet nga vendosja e këtij instrumenti në treg janë të shumta. Përveç përfitimeve për qytetarët, investimi në to do të kontribuojë edhe në rritjen e ekonomisë vendase, sepse mjetet e fletobligacionit të qytetarëve do të plasohen përmes buxhetit në projekte zhvillimore, që tashmë janë planifikuar. Gjithashtu, kjo do të ndikojë edhe mbi uljen e ekonomisë gri, sepse do t’i aktivizojë parat e gatshme që qytetarët i ruajnë jashtë sistemit.

Procesi i parashtrimit të kërkesës dhe pagesës së mjeteve u realizua nëpërmjet sporteleve të bankave afariste. Ministria e Financave, këtë proces e realizoi së bashku me të gjitha bankat afariste në vend.

Vlera minimale që qytetarët mund ta paguanin për të marrë pjesë në ankand ishte 10.000 denarë, përmes parashtrimit të kërkesës për blerjen e fletobligacionit të qytetarëve. Ndërkaq, nuk u parashikua vlera maksimale. Procesi i parashtrimit të kërkesës dhe pagesës së mjeteve u realizua nëpërmjet sporteleve të bankave afariste.

Me ankandin rrumbullakësohet Procesi i emetimit të fletobligacionit të qytetarëve, në të cilin tashmë vijon procedura e evidentimit të fletobligacionit të qytetarëve në Depozitarin Qendror të Letrave me Vlerë. Rendimenti në bazë të interesit do t’u paguhet qytetarëve më datë 20 korrik të vitit 2024 për vitin e parë dhe më datë 20 korrik të vitit 2025 për vitin e dytë, atëherë kur do t’u kthehet edhe e gjithë vlera e investuar. Norma e interesit për këtë emetim të fletobligacioneve të qytetarëve është 5 për qind në vit dhe është fikse për periudhën e vlefshmërisë dyvjeçare të fletobligacionit. Kjo do të thotë se qytetarët që kanë investuar në fletobligacione të qytetarëve do të marrin rendimet të përgjithshëm prej 10 për qind të vlerës së investuar”, sqarojnë nga Ministria e Financave.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

alkaloid-780x470-1

Alkaloid me repart të ri në vlerë mbi 19 milionë euro, investimi më i madh në 20 vjetët e fundit

euro

Sllovenia e para, Maqedonia e fundit për sa i përket pagave mesatare

kercove gostivar oher

Deri në fund të vitit 2026 duhet të ndërtohet autostrada Kërçovë – Ohër

marko-bislimoski-780x470-1

Bislimoski: Nuk do të ketë rritje të çmimit të ngrohjes

evn faktura

Qytetarët, ankesa për 200 denarët në faturat e rrymës

lypsar

Çmimet e larta, në Maqedoninë e Veriut mund të mbijetosh, por jo edhe të jetosh!

paris londra madrid barcelona

Qytetet më të mira në botë për të bërë biznes

fature-market

Çmimet e larta, në Maqedoni mund të mbijetosh, por jo të jetosh

Mendi Qyra

Mendi Qyra: “Ndërto të ardhmen në shtëpi- Ndalo Migrimin”

INFO

NA NDIQ