Çavkov dhe grupi i huliganëve mbeten në paraburgim, vendosi Gjykata e Apelit

0
3

Gjykata e Apelit në Shkup, pas mbajtjes së seancave publike dhe të mbyllura më datë 10.01.2018 dhe 11.01.2018, morri vendime me të cilët i refuzoi si të pabaza ankesat e të akuzuarve dhe i vërtetoi vendimet e Gjykatës Themelore Shkupi 1 – Shkup, të sjellura në suaza të lëndëve në lidhje me ngjarjet në Kuvendin e Maqedonsië më 27 prill të vitit të kaluar.

Sipas këtij vendimi të Apelit këtë të akuzuarit Oliver Popovski, Goran Gjoshevski, aktori Vllado Jovanovski, ish-ministri i brendshëm Mitko Çavkov, tenori Igor Durllovski, inspektori Munir Pepiq, Dushko LLazarov, Mitko Peshov, Oliver Radullov, Bogdan Ilievski dhe Ilija Sllavevski do të vazhdojnë të jenë në paraburgim.

Comments

comments