Çavkov: Policia do t’u mundësojë deputetëve hyrje pa pengesa në Parlament

Lidhur me dilemat jqë anë paraqitur, si dhe apelet e shumta për protesta masovike para Parlamentit të Maqedonisë, drejtori i Byrosë për siguri publike, Mitko Çavkov ka garantuar se policia do të ju mundësojë hyrje pa pengesë deputetëve në godinën e Palrmanetit ët Maqedonisë, transmeton Gazeta Lajm.

“Sikurse deri tani edhe nesh policia do të jetë në nivelin e nevojshëm profesional për garantim të sigurisë publike”, ka thënë Çavkov.

“Në MPB funksionon shtab që është në mbledhje të vazhdueshme dhe që i përcjell të gjitha informacionet. Policia po ndërmerr plane operative në përputhshmëri me ato informacione dhe vlerësime të sigurisë. Në bazë të tyre i dimensionojmë kapacitetet personale dhe mjetet tekniko-materiale”, ka thënë Çavkov për Dojçe Vele. .

I pyetur nëse policia garanton se deputetët nuk do të pengohen që të hyjnë dhe të dalin nga Kuvendi, duke pasë parasysh paralajmërime të ndryshme se pjesëmarrësit në protestë do t’i bllokojnë hyrje-daljet në shtëpinë ligjëvënëse, Çavkov është shprehur decid: “Është e sigurt se deputetët do të kenë qasje të sigurtë dhe të papenguar në Parlament”.

 

Comments

comments