Çelja e negociatave me BE, Bushati: Një ditë për të përveshur mëngët dhe vijuar punën

0

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati ka reaguar pas dhënies së rekomandimit për çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE-në.

Bushati e cilësoi 17 prillin, një ditë të madhe për Shqipërinë, ndërsa shtoi se reformat e thella dhe të pareshtura po japin fryte.

“BE rekomandon qartë dhe fort hapjen e negociatave për anëtarësim. Mesazh i qartë se reformat e thella dhe të pareshtura që kemi ndërmarrë për shtetformim, më në fund po japin fryte, dhe se rajoni është pjesë organike e Evropës. Kjo është një ditë për të përveshur mëngët dhe vijuar me punën e madhe. Faleminderit @ HR @ Hahn për angazhimin dhe mbështetjen tuaj në rrugëtimin tonë”, tha Bushati.
(ed.me/BalkanWeb)

Komentet

komentet