Çfarë hanë njerëzit e shëndetshëm në mëngjes

0

Në mënyrë që të hani shëndetshëm, jo domosdoshmërish duhet t’i qëndroni besnik një diete apo të blini produkte të veçanta fshati.

Telegrafi më poshtë ju sjellë disa ushqime të shëndetshme, të cilat kushtojnë lirë dhe janë tejet të thjeshta për t’u përgatitur, e të cilat i konsumojnë njerëzit e shëndetshëm për mëngjes:

Avokado me vezë të fërguara

Ky mëngjes i shijshëm, i pasur me proteina dhe yndyra të perimeve, padyshim se do t’jua kënaqë zemrën! Ngroheni në 200 gradë Celsius, pastaj prejeni avokadon në dysh, pastrojeni nga brenda dhe vendoseni nga një vezë në secilën gjysmë të avokados. Shtojani pak domate, kripë dhe dekorojeni me majdanoz ose diçka tjetër.

Futeni prapë në furrë për 20-22 minuta.

Fruta, perime dhe tost nutricioz

Përgatiteni për mëngjes një tost me gjalpë bajamesh, avokado dhe me fara luledielli e susami. Rekomandohet që kësaj shujte t’ia shtoni edhe një lëng të përbërë me fruta të shëndetshëm. /Telegrafi/

Komentet

komentet