Çfarë na pret në 2017: Putini, Trumpi, terroristët…

Çfarë na pret në 2017: Putini, Trumpi, terroristët…

Skena botërore, e sidomos ajo evropiane, ne vitin 2016 u tronditën nga vendimi i britanikëve që shumica votuan për ta lënë BE-në

Sipas mediave botërore Brexit ishte ngjarje e madhe dhe pati ndikim të madh në të ardhmen e Be-së. Pas Brexit, ngjarja tjetre e papritur ishte zgjedhja e Donald Tumpit, president i SHBA-së. Gjithashtu në mënyrë aktive është ndjekur edhe situata në Siri. Sipas gazetarëve të “Business Insider” ngjarjet në vijim do të ndikojnë në gjeopolitikën e botës në vitin 2017.

Ngjarjet në Korenë e Veriut do të jenë prova e parë dhe më e madhe e administratës së Trumpit

Korea e Veriut këtë vit mund t’i tregoi dhëmbët. Për më tepër Këshilli në disa raste është frikësuar nga testimi i mbushjes bërthamore. Vetëm një çështje kohe dhe Kim Jong Un mund ta shokoi bashkësinë ndërkombëtare. Korea e Veriut me siguri do të jetë një nga çështjet më të cilën do të merret administrata e Trumpit vitin e ardhshëm, transmeton lajmi.net.

Rusia në Baltik do të bëjë disa lëvizje provokative për të parë se si do të reagojë Trumpi

Rusia gjatë viti 2016 u akuzua për ndikim në zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara nga haketët. Vitin e ardhshëm, Putini mund të çojë në disa veprime konkrete kundër shteteve baltike. Rusia në tetor lëvizi pranë Polonisë dhe Lituanisë më armë bërthamore, më pas NATO i është përgjigjur duke dërguar ushtrinë në vendet baltike. Është e mundshme që një lloj i Luftës së Ftohtë të vazhdojë vitin e ardhshëm.

Forcat tokësore do të hyjnë në Raku

ISIS ka qenë në rënie gjatë viti 2016, kjo do të vazhdoj edhe vitin e ardhshëm. SHBA dhe Iraku në fund të këtij vit kanë bërë progres të madh në luftë kundër xhihadistëve. Edhe pse lufta për Mosul ka pasur avancim të ngadaltë, por qyteti i dytë më i madh në Irak do të lirohet. Edhe në Siri Asaddi do të merret më shumë me xhihadistë se sa me rebelet.

Rritja e numrit të sulmeve terroriste në Evropë

Derisa, ISIS do të pësoj humbje të Irak dhe Siri, do të jetë në gjendje të rris propagandën dhe të shtoj numrin e të reduktuarve, sidomos të “ujqve të vetmuar” që të kryejnë sulme brutale në mbarë botën.