CIA: Rusia posedon më shumë se një video seksi të Trumpit

CIA: Rusia posedon më shumë se një video seksi të Trumpit

CIA beson se Rusia mund të ketë në posedim më shumë se një video të natyrës seksuale ku përfshihet presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump.

Trump dhe Moska i kanë mohuar pohimet tronditëse ende të pavërtetuara në një dosje që besohet se u hartua nga një ish spiun britanik, transmeton Express.

Sipas kësaj dosje, rusët posedojnë materiale të fshehta për Trumpin.

Një reporter i BBC-së ka thënë se e ka pranuar një mesazh nga CIA që thotë se kjo agjenci ka më shumë se një burim për këto pohime, të cilin e cilëson si të besueshëm.

“Supozohet se ekziston më shumë se një incizim, jo vetëm video por edhe audio, më shumë se një dhe jo vetëm në Moskë por edhe në St Petersburg,” ka thënë Paul Wood në një transmetim drejtpërdrejt nga Uashingtoni.