Cilët gjuhë po rrezikohen në Maqedoni sipas UNESCO

Cilët gjuhë po rrezikohen në Maqedoni sipas UNESCO

Sipas atlasit të UNESCO për gjuhët botërore të rrezikuara të publikuar dy vite më parë,  në Republikën e Maqedonisë fliten shtatë gjuhë të cilat llogariten të rrezikuara.

UNESCO në shkallën e gjuhëve të rrezikuara ka disa kategori, edhe atë: të rrezikuar definitiv, kritik të rrezikuar, të humbur ose 0 ose gjuhë të mbijetuar, informon INA.

Gjuha Ande – llogaritet si gjuhë e rrezikuar ndjeshëm, shikuar globalisht, përderisa në Maqedoni llogaritet e humbur. Ajo bie në grupin e gjuhëve veri perëndimore kaukaze, ndërsa është përdorur në Vardar dhe Maqedoninë Lindore.

Gjuha vllehe – gjithashtu gjendet në këtë grup, e vendosur në kategorinë definivisht e rrezikuar. Ajo bie në grupin e gjuhëve indoevropiane, ndërsa në Maqedoni më së shumti përdoret në vendet ku ka më shumë vllehë edhe atë në: Krushevë, rajonin e Pellagonisë dhe Maqedoninë Lindore. Sipas të dhënave të regjistrimit të vitit 2002, këtë gjuhë në Maqedoni e përdorin 6884 banorë.

Gjuha ballkanike gagausko turke – që bie në familjen e gjuhëve turke, ndërsa UNESCO e vlerëson në kategorinë definitivisht e humbur. Numri i banorëve që e dinë këtë gjuhë është më i vogël prej 4.000 edhe atë në territorin e Kumanovës dhe Manastirit.

Gjuha latine –  gjithashtu është në këtë listë edhe atë në kategorinë e gjuhëve indoevropiane. Me faktin se më pak se 200 banorë në Maqedoni e dinë këtë gjuhë, ajo gjendet në kategorinë e gjuhëve seriozisht të rrezikuara. Këtë gjuhë e kanë shfrytëzuar banorë që jetojnë në territorin e Manastirit dhe Shkupit.

Në kategorinë e gjuhëve seriozisht të rrezikuara gjendet edhe gjuha meglenoromane që bie në grupin e gjuhëve indoevropiane. Në Republikën e Maqedonisë këtë gjuhë e dinë pak njerëz, ndërsa është përdorur në territorin e Maqedonisë Jugore.

Edhe gjuha rome – gjendet në listën e UNESCO. Ajo në korniza botërore llogaritet si definitivisht e rrezikuar, përderisa në Maqedoni gjendet në kategorinë e ndjeshme. Sipas të dhënave të regjistrimit të fundit, këtë gjuhë më së paku e flasin rreth 38.000 banorë të Maqedonisë, edhe atë në Shuto Orizare, por edhe në pjesët tjera të shtetit.

Janë të rrezikuara edhe dialektet torlacke– grup dialektesh prej gjuhëve maqedonase, bullgare dhe serbe. (INA)