Cili është politikani më i pa korruptuar në Kosovë? Kjo është përgjigja e O’Connell

Në pyetjet që po i bëhen në Facebook ambasadorit amerikan në Kosovë, Ruairi O’Connell, një pyetje ka qenë shumë interesante për të.

Një nga komentuesit e ka pyetur se cilin nga politikanët e Kosovës ai e sheh si më të pa korruptuar, përcjell Bota sot.

Ai ka thënë se në Britani do të përfundonte karriera e atij që është i korruptuar dhe se një gjë e tillë do të duhej të bëhej edhe në Kosovë.

“Cfare pyetje interesante. Ne vende te tjera njerezit pyesin a eshte ose jo i korruptuar. Ne Britani per shembull nje politikan i korruptuar do te ishte i perjashtuar, do te ishte dicka qe do te permbyllte karrieren e tij ose saj. E kuptoj pyetjen, nuk dua te vleresoj politikanet, por dua te them nje gje: nje shkelje e ligjit, nje hap i korruptuar, nje vjedhje e parase publike, nje tentim ndikimi te gjyqtaret, duhet te mjaftoje per t’i perfunduar karriera dikujt. Por kjo varet prej votuesve te Kosoves dhe jo prej meje”, është përgjigjur O’Connell.

 

Comments

comments