Çiljeta Xhilaga zbulon një sekret! (FOTO)

Çiljeta Xhilaga zbulon një sekret! (FOTO)

Këngëtarja e njohur, Çiljeta Xhilaga, vitin që lam pas mund të themi lirisht se e ka pasur ndër vitet më të suksesshme të saj.
Një varg me prurje të reja e një numër i madh koncertesh ishin edhe ngjarjet kryesore sa i përket profesionit të saj teksa nuk munguan as befasitë nga jeta e saj private.
Pavarësisht këtyre sukseseve Çili ka mbushur tashmë disa muaj pa ndonjë prurje të re gjë të cilën ende nuk dihet se kur do e bëjë.
Një fotografi e publikuar nga ana e saj lë të dyshohet për një ndryshim jo në muzikë por në pamjen e saj i cili do të bëhet shumë shpejt.
Kjo pasi ajo përbri atij postimi në mesin e shumë ’emocioneve’ përdori edhe gërshërët të cilat na shtynë të mendojmë për një gjë të tillë.
Mbetet të presim ditëve në vazhdim për të parë se çfarë po planifikon më konkretisht Çili e cila gjithmonë ka ditur të na befasojë në këtë aspekt.