Çka po ndodhë në Brodec (FOTO)

Çka po ndodhë në Brodec (FOTO)

Bora ka mbuluar thuajse gjithë Ballkanin në viset malore. Edhe në Maqedoni në shumë vende ka ra borë ku tani më i ka thënë lamtumirë pranverës së gjelbërt. Sot fshati i Tetovës -Brodeci duket në këto pamje dimërore duke mbuluar çdo gjë edhe ate lulet më të bukur të pranverës.

Ndryshe sot moti do të jetë i thatë, i ftohtë dhe me erë, ndërsa era do të jetë veriperëndimore dhe veçanërisht më e shprehur përgjatë Vardarit. Temperaturat do të bien në mënyrë të konsiderueshme, temperaturat e mëngjesit prej minus dy deri në katër, ndërsa e ditës prej gjashtë deri në 13 gradë Celsius. Gjatë fundjavës pritet kthjellim i motit me ç’rast temperaturat në më shumë vende do të jenë rreth ose nën zero. /TetovaSot/