Ç’mu deshë të kruhem kaq keq me shqiptarët?

Ç’mu deshë të kruhem kaq keq me shqiptarët?

Gruevski dialog me vetveten

Lideri kontravers i VMRO-së, Nikolla Gruevski gjatë gjithë së martës qëndroi ulur pranë stufës  në pritje të telefonatave nga Ahmeti,  Sela, Thaci e Kasami.

Koha kalonte, telefoni nuk po cingërronte.

Boksieri i vogël amator sillej nga një dhomë në dhomën tjetër, përcjellte lajmet në televizor e portale…

Më braktisën shqiptare dialogonte me vetëveten. Në mendje i rrotulloheshin të gjitha projektet e relizuara kundër tyre, zhdukja e gjurmëve Ilire në Shkupin shqiptarë, fyerjet me enciklopedinë, vrasjet, bastisjet, burgosjet, komunat shqiptare të lëna në harresë dhe mjerim, ku dora e shtetit nuk duk aspak për më shumë se një decenie pushtet.

Ai i mjeri ç’bëra, edhe pse ishim bashkë me Ali Ahmetin, faturën ma la në dorë!… Më la të presë i pa shpresë, thoshte me vete, derisa ofshmat i dëgjoheshin edhe në korridor.

Ç’mu deshë të kruhem kaq keq me shqiptarët? I ofendova, nëncmova, degradova…. pa llogarritur kosoton se një ditë do të më duhen, thoshte ai për shqiptarët etnik në këto troje.

Se kuptonte pse shqiptarët duan të shkojnë me Zaevin e Strumicë. Pse me atë… pyeste, edhe ai sikur unë instaloi shtetin policor, vrau e burgosi shqiptarë, nuk la të punojnë e të nxjerrin idaren e gojës as Bit Pazar…. thoshte me vete.

Të bij të pushoj pak, nesër do lind një ditë e re, ndoshta miku im i vjetër nuk më ka harruar, së bashku kemi ngrënë një thesë me kryp, kemi ndarë projekte, tendera, toka, parcela, ju kemi dhënë shqiptarëve para duke ndejtur këmbëkryq në shtëpi… thoshte ai,,, ndoshta nuk më harron.

Ahmeti doli më dinakë se unë, atë Sela e Kasami po e dërgojnë në Haxhillëk për ta pastruar, ndërsa unë mbeta të mendoj për ditën që do ti kalojë në ndonjë qeli të ftohtë burgu…

(Bisedë e imagjinuar e realizuar nga agjencia e lajmeve INA për rubrikën Thashetheme)