Dacic: Shqiptarët tentuan ti rrëmbejnë ambasadorët tanë

Dacic: Shqiptarët tentuan ti rrëmbejnë ambasadorët tanë

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Dacic, tha sot se “informatat në lidhje me planin e diasporës shqiptare për të sulmuar një ambasadë të Serbisë jashtë vendit, për shkak të arrestimit të Ramush Haradinajt, erdhën nga shërbimet e sigurimit të një vendi perëndimor dhe janë të pakuptimta pretendimet se Serbia këtë e ka shpikur ose planifikon që të kryeh një veprim të tillë në mënyrë që të akuzojë shqiptarët”.

Në një intervistë për RTS, Dacic ka thënë se me publikimin e këtij informacioni, Serbia ka dëshiruar që të paralajmërojë publikun dhe vendin mikpritës se është përgjegjës për sigurinë e ambasadës dhe personelit duke shtuar se është ngritur niveli i vigjilencës në misionet diplomatike të Serbisë, raporton “Blic”,

“Paralajmëruam për atë që kemi marrë nga shërbimet perëndimore të sigurisë, nga komuniteti i sigurisë i një vendi të madh. Dihet saktësisht se kush i ka dhënë këto propozime (marrjen e ambasadës), ku jeton ai dhe këto nuk janë fjalë boshe”,  tha Dacic, duke shtuar se dihet se cila ambasadë dhe në cilin vend ishte një objektiv i mundshëm.

Ai përsëriti pretendimin e tij se plani ishte që Serbia të pranojë të heqë dorë nga kërkesa për ekstradim të Haradinajt ashtu që do të merrej ambasada dhe punonjësit do të ishin rrëmbyer, dhe hodhi poshtë pretendimet nga Prishtina se vetë Beogradi e kishte planifikuar këtë për të akuzuar shqiptarët.

Duke folur për shanset që Haradinaj të ekstradohet nga Franca në Serbi, ministri i jashtëm serb ka thënë se nuk ka ndonjë mënyrë për të ndikuar në një vend tjetër për të bërë atë Beogradin mendon se duhet bërë, por se “kjo nuk do t’u japë atyre qetësi”.

Ai tha se nuk e di se kur do të dërgohet kërkesa ekstradim, sepse është përgjegjësi e Ministrisë së Drejtësisë, por ai kujtoi se kryeministri, Aleksandar Vucic, njoftoi se kjo do të bëhet dhe se nuk ka asnjë arsye për të mos e bërë këtë