Daçiq: Nuk është hera e parë që zyrtarët kosovar përdorin fjalën Kosova Lindore

0

Zëvendës kryeministri i parë i qeverisë Serbie dhe ministri i jashtëm Ivica Daçiq ka deklaruar se kjo nuk është hera e parë që një zyrtar i lartë kosovar thotë se Presheva dhe Bujanoci janë Kosovë lindore, duke përkujtuar qëllimet e shqiptarëve që nga lidhja e Prizrenit deri sot.

Daçiq është pyetur të komentojë deklaratën e kryeministrit Haradinaj në lidhje me Kosovën Lindore, ka thënë se nuk e di sakt se çfarë ka deklaruar në gjuhën shqipe, por nuk ka dilema rreth deklaratës.

“Kjo nuk është hera e parë dhe asgjë nuk ka të re. Kur ka qenë Isa Mustafa kryeministër ka pranuar kryetarin e komunës së Preshevës dhe Bujanocit si dhe përfaqësuesit politik të partive politike nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, ata gjithashtu kanë përdorë termin se janë takuar me përfaqësues nga Kosova Linore. Unë për këtë kam reaguar me daklaratë dhe i kam shkruar komisionit evropian” ka thënë Daçiq gazetarëve, përcejll presheva.com.

“Nuk ka thënë Thaçi rastësisht se në Koshare kanë dashur të thyejnë kufirin ndërmjet popullit shqiptar dhe dy shteteve shqiptare, nuk ka folë Edi Rama rastësisht se do të formoj Shqipërinë e madhe. Nuk e di kush ka folë për atë se do të vijë deri në Nish. Këto janë qëllimet e tyre që nga lidhja e Prizrenit” ka thënë ai.

Komentet

komentet