Daçiq vazhdon të jetojë në ëndrrën se Kosova nuk është e pavarur

0
3

Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq po vazhdon të ëndërrojë se Kosova nuk është shtet i pavarur.

Duke folur për dhjetvjetorin e pavarësisë së Kosovës, ai ka deklaruar se kjo pavarësi është e njënashme.

Sipas tij, Kosova s’ka arritur të bëjë asgjë me këtë vendim që e kishte marrë në vitin 2008, transmeton lajmi.net

“Në shkurt bëhen 10 vjet nga shpallja e atij akti të njëanshëm. E çka ka ndodh me atë pavarësi të Kosovës? A ia kanë dalë të arrijnë diçka me të? As kanë arritur e as do arrijnë. Mes tjerash, edhe duke iu falënderuar miqve tanë”, thotë Daçiq.

Tutje ministri serb ka thënë se një zgjidhje finale me Kosovën do të jetë e vështirë të arrihet në këtë vit.

Sipas Daçiqit, është shumë e rëndësishme që në Serbi ka filluar një dialog i brendshëm.

“Serbinë e presin periudha të vështira për zgjidhjen e problemit me Kosovën”, ka thënë ai.

Comments

comments