Daily Mail: Vaska të mbushura me para, fëmijët e pasur shqiptarë ekspozojnë jetën luksoze

0
3

Prestigjiozja angleze “Daily Mail” në një artikull kushtuar të rinjve shqiptarë, ka publikuar disa foto ku ata shihen mes luksit dhe jetesës së shtrenjtë.

“Shumica e njerëzve fillojnë të kursejnë para gjatë muajit janar pasi kanë harxhuar për ditën e ndërrimit të viteve, por ky nuk është rasti i të rinjve të pasur të Shqipërisë,” shkruan Daily Mail.

Nëse i hidhni një sy llogarisë “Rich Kids of Albania” në Instagram do t’ju bëjë të mërziteni për ditën që po kaloni.

Nga ekspozimi i makinave luksoze, e deri tek  vaskat e shtëpive të shtrenjta, të shumta janë fotot që të rinjtë shqiptarë shpërndajnë me para të hedhura kudo. /Opinion/

Comments

comments