Dalin fotot e Samsung S8 (FOTO)

Dalin fotot e Samsung S8 (FOTO)

Kanë rrjedhur fotografitë e Samsung Galaxy S8 kur kanë mbetur më pak se një muaj që ky produkt të dalë në shitje.

Kështu të paktën pretendon Evan Blass, një “rrjedhës serik” i cili e postoi një fotografi të një telefoni të mençur për të cilin ai thotë se është Samsung S8, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.

Në bazë të fotografisë , telefoni ka një ekran të madh dhe të lakuar, si dhe nuk e ka butonin Home, dy tipare për të cilat ky model është përfolur.

Për shumë  përdorues të Samsung, Samsung S8 është model i cili mundet t’i ndihmojë firmës Samsung të rimëkëmbet pas fiaskos me Samsung Galaxy Note 7.

Image