David Phillips: Kosova kurrë nën kontrollin e Serbisë

Nga Beqir SINA – Bronx NYC
 Profesori David L. Phillips, drejtor i Programit për ndërtimin e Paqes dhe të Drejtave në Institutin Columbia University për Studimin e të Drejtave të Njeriut mbajti një  ligjeratë për Kosovën me aktivistë të komunitetit, grupin e gazetarëve të studentëve nga Universiteti Columbia dhe disa individë veprimtar të komunitetit Shqiptaro-Amerikan.
Gjatë panelit Profesor Phillips, mori disa pyetje nga njerëzit që morën pjesë në këtë rast, si nga studiuesi dhe shkrimtari i njohur, Prof Nelson Çabej, artisti Shqiptaro-Amerikane z. Haxhi Zeneli, ish Kryetari i  Fondacionit të Pataresonit  Struganve në New Jersey, z Kalosh Sela, kryetari i KSHA, z. Haxhi Dauti, dhe shkrimtari dhe publicisti, një ish-anëtar i shqiptar nga ish Parlamenti i Parë Pluralist në Mal të Zi, z. Xheladin Zeneli.
David L. Phillips, i cili shërbeu si këshilltar i lartë dhe ekspert i çështjeve të jashtme në U.S. Departamentit të Shtetit gjatë Clinton, Bush dhe administrata Obama, thotë se nuk do të ketë anëtarësim në BE për Serbinë , për derisa ajo nuk do të njohë Kosovën, dhe do të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën.
David Phillips : tha se “ Nuk do të ndalem asnjëherë deri sa të zgjidhet drejtë çështja shqiptare “
Në takimin me Profesorin e nderuar dhe mikun e shqiptarëve David Phillips i cili paraqiti një prezentim me anë të këtij paneli i organizuar nga Këshilli Shqiptaro Amerikan me kryetar z. Haxhi Dauti, në Bronx NY, duke folur lidhur me raportin e tij të fundit “ Implementimi i dialogut Kosovë-Serbi”, a shtjellojë edhe një herë atë që ka shtjelluar disa javë më parë në Shkup, Tiranë dhe Prishtinë
 
Ose, përmes shkrimeve dhe analizave të tija, i njohur me qendrimet e tija parimore në interes të shqiptarëve dhe në mbrojtje të çështjes së tonë kombëtare. 

Lidhur me dialogun Kosovë-Serbi , gjatë prezentimit të tij, ai në mes tjerash tha: “….E vetmja mënyrë për të ecur përpara është nëse Serbia njeh Kosovën.Sigurisht që është e vështirë që të negociohet për njohjen e Kosovës nga Serbia, por duhet të ndodhë.
 

Kjo është thelbësore për të shënuar përparim.Nëse nuk shënohet përparim, atëherë nuk duhet të ketë kapituj të rinj për Serbinë. Nëse krijojnë pengesa për procesin e negociatave, atëherë nuk ka rrugë për anëtarësim në BE..”
 
Edhe në këtë takim z. David Philips konfirmoj edhe njëherë përkrahjen dhe miqësinë ndaj popullit tonë , duke thënë :“ Do të angazhohem deri në fund dhe nuk do të pushojë asnjëherë deri sa të zgjidhet çështja shqiptare në Balllkan !
David L. Phillips është drejtor i Programit për ndërtimin e Paqes dhe të Drejtave në Institutin Columbia University për Studimin e të Drejtave të Njeriut. Ai shërbeu si këshilltar i lartë dhe ekspert i çështjeve të jashtme në U.S. Departamenti i Shtetit gjatë administratave të Klinton, Bush dhe Obama. Phillips, është autor i librit “ Çlirimi i Kosovës: Diplomacia Shtrënguese dhe Ndërhyrja e SHBA”. Ky aktivitet i mbajtur në restorantin Maestro u organizua nga KSHA që drejtohet nga strugani Haxhi Dauti. (INA)

Comments

comments