Dëbora bllokon Qafën e Muzinës dhe ‘Ujin e Ftohtë’ në Gjirokastër

Dëbora bllokon Qafën e Muzinës dhe ‘Ujin e Ftohtë’ në Gjirokastër

Si pasojë e reshjeve të dëborës të rëna gjatë natës, në Qarkun e Gjirokastrës, në të gjitha akset rrugore lëvizja e automjeteve bëhet vetëm me zinxhirë, pasi trashëshia e borës varion nga 15-20 cm.

Ministria e Brendshme njoftoi se problematike janë kryesisht “Qafa e Muzinës” dhe “Uji i ftohtë “, ku në të dy vendet janë angazhuar borëpastruese për të bërë të mundur qarkullimin e automjeteve.

Policia Rrugore është në gadishmëri dhe po monitoron lëvizjen e automjeteve, duke iu ardhur në ndihmë drejtuesve të mjeteve. Policia u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të shmangin të gjitha lëvizjet e panevojshme, dhe në rast emergjence të mos hezitojnë të kërkojnë ndihmën e Policisë.