Dëborë në veri e juglindje, izolohen disa zona në Dibër

0

Situata në Qarkun e Dibrës vijon të jetë tepër problematike, për shkak të reshjeve të dendura të dëborës, të cilat kanë vijuar pa ndërprerje prej ditës së djeshme. Report Tv mësoi se trashësia e dëborës sot ka arritur në 65-70 cm, duke bllokuar totalisht disa zona.

Mësohet se janë izoluar zonat si Trebisht, Lurë, Kala e Dodës, Ostren, Selishtë.

Por përpos Dibrës, probleme ka pasur edhe në Kukës, ku dëbora ka rënë me intensitet të lartë për disa orë me radhë në lartësitë mbi 700 metra, trashësia e së cilës në aksin Fushë Dukagjin-Tuneli i Kalimashit arrin deri në 20 centimetër. 5 borëpastruese të kompanisë mirëmbajtëse të Rrugës së Kombit kanë larguar borën nga rruga dhe kanë hedhur kripë.

Gjithashtu, moti është shoqëruar dhe me erëra të forta, duke sjellë ndërprerje të energjisë elektrike në disa njësi, si Grykë-Çajë, Gjolaj, Has, në disa fshatra të njësisë Bytyq. Trashësia e dëborës arrin nga 8 cm në Morinë, deri në 15-18 cm në Valbonë.

Komentet

komentet