|
Kriza e vetme, që ekziston në Shqipëri, ka të bëjë vetëm me mospranimin e humbjes nga kryetari i Partisë Socialiste, thotë në intervistë për DW, Zevëndskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ilir Meta
“Qeveria ka qenë tepër e hapur për t'i krijuar opozitës të gjitha hapësirat edhe në drejtim të hetimit të pretendimeve të saj për shumë aspekte të zgjedhjeve të qershorit. Por kokëfortësia e Kryetarit të Partisë Socialiste për të rihapur kutitë e votimit dhe për të bërë një proces rinumërimi në kushtet kur vendimet supreme për problemet e pretendimeve të tilla apo ankimimeve të tilla i ka marrë kolegji zgjedhor, pra Gjykata, sipas Kodit Zgjedhor të bërë me konsensus midis zotit Rama dhe zotit Berisha”, theskoi Rama.
Shefi i diplomacisë shqiptare thotë se duhet pasur parasysh se Kushtetuta e Shqipërisë, që është e standarteve evropiane në themel të saj ka pavarësinë e gjyqësorit dhe të gjykatave, sepse ka ndarjen e pushteteve.
“Megjithatë besoj se janë të gjitha mundësitë që me më shumë vetëpërmbajtje dhe duke u ngritur mbi interesat e ngushta të rivendoset një dialog konstruktiv, i cili nuk dobëson instutucionet, sepse nuk mund të jetë qëllimi i një dialogu për të dobësuar institucionet, por për t'i forcuar institucionet”, shprehet Meta. (INA)
|