Pasaportat bullgare demaskojnë mitet
Si maqedonasit deklarohen bullgarë edhe pas liberalizimit
Milena Hristova
Oliver Vodasov ka arritur të bëjë diçka që shumë maqedonas e ëndërrojnë. Ai ka ndërtuar një karrierë të suksesshme në Sofje, kryeqytetin e Bullgarisë, një vend anëtar i Bashkimit Evropian. Edhe pse Maqedonia nuk është anëtare e BE-së, Vodasov mundet lirisht të punoj si avokat në Bullgari, pasi ai tashmë ka shtetësinë e këtij vendi. Për të ndodhur kjo ai kishte deklaruar vetë përkatësinë etnike bullgare. "Unë kam lindur në qytetin e Negotinës në Maqedoni dhe erdha në Bullgari për të studiuar drejtësinë në vitin 1997. Ishte konsideruar padyshim më prestigjioze për të studiuar në Sofje, sepse kemi më shumë mundësi për të zhvilluar këtu", ka theksuar Vodasov.
Ai konfirmon se pjesa e madhe e kolegëve të tij në universitetet e Bullgarisë, pas marrjes së shtetësisë bullgare kanë mbetur të jetojnë në Bullgari. "Bullgaria është i vetmi vend në botë ku maqedonasit nuk janë njerëz të dorës së dytë" thotë ai. "A mendoni se unë do të kisha punuar si avokat në qoftë se do të emigroja në Gjermani?".
Bullgaria e jep shtetësinë për maqedonasit të cilët e dëshmojnë përkatësia etnike bullgare. Procedura kërkon dhënien e emrit mbiemrit dhe certifikatë për vendlindjen si dhe plotësimin e disa dokumenteve komplekse. Dhjetëra mijëra veta kanë aplikuar dhe rreth 20.000 shtetësi janë miratuar nga viti 2001. Me ligjet bullgare lejohet shtetësia e dyfishtë, nuk ka nevojë të heqë dorë nga shtetësia e Maqedonisë.
"Jo të gjithë qytetarët e Maqedonisë aplikojnë me qëllim që të vijnë dhe të jetojnë në Bullgari, disa e përdorin atë si një portë për të ikur drejt vendeve të tjera anëtare të Bashkimit Evropian", thotë Rayna Mandzhukova, kryetare e Agjencisë për Emigracion e Bullgarisë. Deklarata e origjinës bullgare është dokumenti më i rëndësishëm për tu dorëzuar në agjenci.
Hap i parë drejt vetëdijes bullgare
Për të provuar origjinën bullgare, është e mjaftueshme për shtetasit maqedonas vetëm për ta deklaruar atë. "Për të qenë i sinqertë me ju, unë nuk dyshoj se dikush i cili nënshkruan një dokument, duke thënë se ai është me kombësi bullgare, nuk do të marrë atë si një fyerje në qoftë se një ditë dikush e quan atë bullgarë", pranon Mandzhukova. Pothuajse çdo maqedonas me origjinë sllave, ka të drejtë të kërkon një pasaportë bullgare.
Petar Kolev, 24 vjeç nga qyteti i Shtipit, është një nga shumë të rinj maqedonas që studion në Bullgari, duke përfituar nga bursat që ofron shteti bullgar. Ai thotë se ka vështirësi për të marrë shtetësinë bullgare. "Ata që thonë se procedura është “ridiculously easy” janë njerëz të cilët vetëm vëzhgojnë procesin dhe nuk janë pjesë e tij. Unë kam aplikuar për nënshtetësi bullgare në vitin 2006 dhe aplikimi im është ende diku midis institucioneve të ndryshme që merren me këtë çështje", shpjegon Kolev. Por në Maqedoni dyshimet mbeten. Historia tërthortë e Ballkanit, pretendimet territoriale të vjetra dhe akuzat e një agjende të fshehtë ekspansioniste kanë tensionuar marrëdhëniet midis dy vendeve. Bullgaria e ka okupuar më shumë se tre herë Maqedoninë midis 1878 dhe 1913, duke e konsideruar atë si pjesë e një kombi të zgjeruar. Në vitin 1999, të dy popujt refuzuan çfarëdo pretendimi për territorin e njëri tjetrit, por Bullgaria akoma nuk e njeh zyrtarisht ekzistencën e gjuhës dhe kulturës maqedonase. Politikanët dhe mediat kanë sugjeruar më shumë se një herë se shteti bullgar ka një qëllim të fshehur për ribashkimin e fundit". Kulminacioni në aplikimin e maqedonasve për shtetësinë bullgare ndodhi në vitin 2004 ku rreth 40.000 aplikuan për pasaportën bullgare. Është shumë herët të thuhet se udhëtimi pa viza për maqedonasit në të gjithë Bashkimi Evropian do të dobësoj interesin për shtetësinë bullgare.
Lidhja emocionale
"Unë zgjodha Sofjen për shkak se është më prestigjioze dhe për shkak se ndjehem i lidhur emocionalisht me Bullgarinë," thotë studenti Petar Kolev dhe shton se shumica e studentëve maqedonas në këtë vend mendojnë si ai. Edhe pse studimi në Bullgari mbetet një çështje e ndjeshme, Petar Kolev nuk ka frikë për të dhënë emrin e tij për gazetarët, duke thënë se kjo nuk i ka shkaktuar atij probleme kur ai kthehet në Maqedoni.
"Askush nuk mund të na fajësojë nëse ne dëshirojmë të pimë ujë nga burimi. Unë nuk dua dikush mua të më mësojë apo të më interpretoj ngjarje që kanë njëqind vjet më parë, "shton Petar Kolev. Edhe pse Bullgaria ishte shteti i parë për të njohur pavarësinë e shtetit maqedonas, shumë bullgarë thellësisht mendojnë se fqinjët e tyre janë bullgarë.
Maqedonasit vazhdojnë pas shtetësisë bullgare për një numër arsyesh - për të emigruar në Bullgari, për të udhëtuar dhe punuar lirshëm në të gjithë Bashkimin Evropian dhe gjithashtu për shkak të besimit në mbrojtjen që shteti bullgar mund tu ofrojë. "Unë do të rrezikoja të them se ky faktor emocional është më i rëndësishëm dhe më shpesh përmendet si arsye," thotë Mandzhukova. Ajo mohon me forcë se motivet e vërteta janë shumë më pragmatike. (Përktheu nga Anglishtja: Ardian Mehmeti)
|