INA
 
KATEGORITE
 
1 EUR = 61.6627 MKD 1 US = 48.3857 MKD 1 CD = 46.4118 MKD 1 AUD = 44.1015 MKD 100 JPY = 57.7042 MKD 1 GBP = 74.1495 MKD
hotel oaz
 
 
POWERED BY: WebStudio
Google
Custom Search
back   LAJMI I FUNDIT  back
LAJM
Kryeministri Gruevski vizitë në Çeki  09/02/2010 11:57:48
 

Një delegacion i lartë qeveritar i kryesuar nga kryeministri Nikolla Gruevski qëndron për vizitë zyrtare dyditëshe në Republikën e Çekisë. Gruevski pasdite do të ketë takim tet-a-tet me kolegun e tij Jan Fisher, ndërsa nesër do të pritet nga presidenti i Çekisë Vacllav Klaus.

Dita e dytë e vizitës është paraparë edhe për takime me kryetarin e Senatit të Parlamentit çek Premisëll Sobotka, si dhe me kryetarin e Dhomës së deputetëve Millosllav Vëlçek.

Me kryeministrin Gruevski janë edhe zëvendëskryeministri Vlladimir Peshevski, ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankulloska dhe drejtori i Agjencisë për investime të jashtme Viktor Mizo, në Pragë janë edhe një grup ekonomistësh të cilët do të marrin pjesë në forumin afarist të Maqedonisë dhe Çekisë, të caktuar për nesër, qëllimi i të cilit është intesifikimi i marrëdhënieve ekonomike.

Në forum do të mbajnë fjalime Fisher dhe Gruevski, do të prezantohen mundësitë për investim në Maqedoni, ndërsa biznesmenët e dy vendeve do të realizojnë kontakte të drejtpërdrejta dhe do të bisedojnë për realizimin eventual të projekteve të përbashkëta. (INA)

prapa


FOTO/VIDEO LAJM
Kombetarja shqiptare fitoi në ndeshjen me Luksemburgun duke u ngjitur e para në Grup për Eliminatoret e Euro 2012(VIDEO)
08/09/2010 14:35:56Read More

EKSKLUZIVE
RRUGA SERBE E FERRIT
Serbia, duhet të ndalet definitivisht. Duhet të ndalet më 9 shtator. Në OKB. Pikërisht për rastin e Kosovës, ashtu qysh u ndal edhe më 1999, po për rastin e Kosovës
08/09/2010 12:46:19Read More
insig

Copyright 2008 INA-ONLINE.NET