Delawie: Gjeni zgjidhje vendore për krijimin e institucioneve

Sa më shpejt që është e mundur, ka sugjeruar që të zgjidhet situata e krijuar, Ambasada e SHBA’së në Prishtinë.

Ambasadori Greg Delawie ka bërë të qartë se ka ardhur koha që vetë kosovarët të gjejnë zgjidhje, pa pritur që këtë ta bëjnë të huajt.

“Mendoj se çka duhet të shohim është zgjidhje kosovare. Matematika është e pacenueshme. I keni tri grupe, e secila prej tyre i ka përafërsisht rreth 1/3 e deputetëve. Është e qartë se duhet të ketë ndonjë kompromis dhe që duhet të ketë kompromis të nxjerrë nga vetë kosovarët, jo kompromis që krijohet nga të huajt, ka thënë Delawie për KTV’në.

Comments

comments