Demiri: Krizat në Ballkan çojnë drejt bashkimit të shqiptarëve

Bashkimi i trojeve shqiptare nuk është trillim, kështu vlerëson ish diplomati, Alajdin Demiri duke komentuar kryeministri shqiptar, Edi Rama dhe presidentin i Kosovës, Hashim Thaçi për mundësinë që shqiptarët te jetojnë në një shtet, në rast se zbehet perspektiva për anëtarësim në BE. Sipas tij, nëse vazhdojnë politikat anti-shqiptare në Ballkan çështja e “Shqipërisë Etnike” është realitet i pakontestueshëm.

Teza hipotetike jo vetëm e Ramës por edhe e Hashim Thaçit dhe i gjithë politikanëve është një realitet hipotetik, por është një realitet i cili mund të bëhet nëse në këtë mënyrë vazhdojnë gjithë këta politika anti-shqiptare në Ballkan. Natyrisht shtetet e vogla kështu si janë, Kosova dhe Shqipëria kur janë një komb krejtësisht e natyrshme është se ato do të bashkohen për të paraqitur një tërësi dhe për të paraqitur një mundësi reale të egzistimit – tha Alajdin Demiri, ish diplomat.

Nga ana tjetër ish-diplomati, Risto Nikovski vlerëson se deklaratat e funksionerëve të lartë shqiptarë të thëna pikërisht në këtë moment asocojnë në Maqedoninë dhe se bashkë me të a.q. “Platformë të Tiranës” janë pjesë e së njëjtës politikë joreale, që do ta destabilizojë gjithë rajonin.

Duket se situata në Ballkan po përkeqësohet. Të gjithë vlerësojnë se Maqedonia është gjunjëzuar dhe se do të pason riemërimi i saj dhe asgjësimi i popullit të saj, që është gabim i madh dhe kjo nuk do të bëhet. Megjithatë vendet fqinje, si Shqipëria e Kosova tregojnë orekse që nuk janë reale. Në rajon nuk do të ketë as luftë e as trazira, ajo mori fund në vitin 2001. Megjithatë për fat të keq nuk do të ketë as qetësi, kjo do të thotë se nuk do të ketë kushte minimale për zhvillim, për jetë më të mirë për të gjithë, për standard më të lartë. Ashtu që na pret një periudhë e vështirë, që më së paku do të zgjas dhe një vit – tha Risto Nikovski, ish diplomat

Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq ftoi faktorin ndërkombëtar të reagojë pasi me idenë për Shqipëri të Madhe shqiptarët do të arrijnë deri në Nish, duke iu kundërpërgjigjur kështu kreut të Këshillit Nacional të Bujanocit, Jonuz Musliu i cili deklaroi se pa Preshevë nuk mund të ketë bashkim të Shqipërisë e Kosovës.

Deklaratat e koordinuara të Ramës, Thaçit dhe Musliut tregojnë se Shqipëria e Madhe është qëllim i të gjithë shqiptarëve. Sot, Musliu me këtë i është afruar edhe Nishit, nesër edhe Shkupit, Ulqinit, Epirit. A do të flasin për këtë BE-ja, SHBA dhe Britania e Madhe? Nëse nuk e bëjnë edhe kësaj here, kur Shqipëria e Madhe ka arritur deri te Nishi, do të jenë përgjegjës të drejtpërdrejt për pasojat – deklaroi Ivica Daçiq, Ministër i Punëve të Jashtme të Serbisë.

Deklaratat e drejtuesve të Shqipërisë dhe Kosovës i dënoi edhe ambasadori amerikan në Shqipëri, Donald Lu. Ai tha se Qeveria amerikane mbështet sovranitetin e Kosovës dhe Shqipërisë. Jemi kundër çdo diskutimi të pakujdesshëm për bashkim. Ai pengon stabilitetin e rajonit dhe rrugën europiane për të dyja vendet. (Alsat-M)

 

 

 

Comments

comments