Dënimi historik në Meksikë, 31 vite burg për ushtarin

Një ushtar është dënuar me burg të martën në Meksikë në lidhje me zhdukjen e një civili në veri të vendit.

Ky është cilësuar si një dënim historik, pasi është rasti i parë kur një ushtar shpallet fajtor në zhdukjen e një civili, në një vend që është shkatërruar nga lufta thuajse prej një dekade në mes forcave të sigurisë dhe bandave të drogës.

Ushtari i paidentifikuar u dënua me 31 vite burg për rrëmbimin e civilit në maj të vitit 2012 në shtetin verior të Nuevo Leon.

Ushtria meksikane është përballur me akuza të shumta për shkelje të të drejtave të njeriut, duke përfshirë ekzekutime të jashtëligjshme, torturime dhe përdhunime, që prej urdhrit të dhënë nga ish-presidenti Felipe Calderon për të luftuar bandat e drogës në fund të vitit 2006.

Comments

comments