Dënohen dy shqiptarët, nuk do e besoni se çfarë përdorën për dhunuar...

Dënohen dy shqiptarët, nuk do e besoni se çfarë përdorën për dhunuar një biznesmen (FOTO)

Sipas raportimit të “Il Mattino” është dhënë dënimi me 16 vite për dy shqiptarët që në vitin 2015 rrahën dhe grabitën një biznesmen italian.

Nga 28 vite që kërkoheshin në total ata u dënuan me 8 vite burg secili.

Lefter Xheleka dhe Ardit Jakimi u arrestuan në vitin 2016 në Casoria, Itali, pas një serie grabitjesh në “Agro Nocerino Sarnese” dhe “Il Napoletano”.

Fatal për dënimin e tyre ishte përshkrimi që u dha hetuesve biznesmeni i “Sant’Egidio” pas grabitjes, shkruan TV Klan.

Një prej shqiptarëve i kishte drejtuar atij armën në fytyrë, por kishte patur frikë ta qëllonte.

Bashkëpunëtori i tij në grabitje e kishte goditur me një çelës anglez duke i shkaktuar lëndime në kokë dhe në gojë.

Pas hetimit u bë e ditur se 2 shqiptarët ishin pjesë e një bande që përdorte metoda të dhunshme dhe të paskrupullta për të realizuar operacionet e veta të grabitjes.

Grupi i dërgonte viktimat në banesa të izoluara ku më pas i dhunonte fizikisht për vdekje. 8 nga anëtarët e grupit, 2 prej të cilëve me nënshtetësi shqiptare u dënuan disa ditë më parë.