Zvicër, dënohet shtetasi nga Maqedonia

0

Ish kryetari i Xhamisë An`Nur, I.H. dënohet për kundërvajtje në komunikacion, por më parë ai pas një predikimi të urrejtjes në tashmë Xhaminë e mbyllur An`Nur në Winterthur, ishte paraburgosur për më tepër se një muaj, shkruan “Langbote”, përcjellë “Shtegu”.

Por hetimet ndaj tij nuk sollën asnjë rezultat. E në vend të kësaj, I.H, i cili aktualisht banon në Maqedoni, nga Gjykata rajonale e Winterthurit është dënuar për dy kundërvajtje të tjera, shkruan “Landbote.

Së pari, pasi ai e kishte organizuar një azilkëkrues si imam të përkohshëm në xhami. Ai e ka paguar imamin me 600 franga në muaj për ti falur besimtarët, duke shkelur Ligjin e punëdhënies. Së dyti, babai i kishte lënë dy fëmijët e tij të mitur të manovrojnë me timonin e veturës së tij Smart. Djali i tij nëntëvjeçar, në një shesh publik në Oberwinterthur ka mundur të manovrojë duke kthyer veturën, përdferisa babai ka qenë i ulur si bashkudhëtar. Edhe në rastin e dytë, babai ka qenë i ulur në karrigen e bashkudhëtarit, përderisa djali i tij dymbëdhjetëvjeçar ka vozitur në rrugë. Asnjëri nga ta nuk ka qenë i lidhur me rripin e sigurisë. Dyshohet se I.H i ka incizuar fëmijët duke drejtuar veturën, prandaj hetuesit i kanë rënë në gjurmë. Policia ia ka sekuestruar celularin ish kryetarit, ndërsa Prokuroria e ka dënuar me 2400 franga për të gjitha kundërvajtjet./Shtegu.com

Komentet

komentet