Denoncimi i Berishës: Në Ishëm helikopteri ka bërë 10 ulje, transport droge?!

Avionët që ulen si “mushkonja” në territorin e Republikës së Shqipërisë për tu ngarkuar me drogë shpesh herë kanë tërhequr edhe vëmendjen e ndërkombëtarëve.

Kohë më parë një i tillë ngeci në rërën e Divjakës, me pilotin italian Giorgio Riformato, po ashtu edhe një tjetër në zonën e Ishmit, i drejtuar nga Guido Guidi.

Ish- kryeministri Sali Berisha ka qenë një ndër denoncuesit kryesor të kësaj tregëtie.

Sot Berisha publikon një mesazh me video të një tjetër helikopteri në Ishëm.

Nuk dihet se cila është arsyeja e fluturimit të tij mbi Ishëm, por Berisha aludon sërish për trafik droge.

 

Comments

comments