‘Deputetët e Vetëvendosjes po gjykohen fshehtazi’

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar ndaj vendimit të gjyqtarit Beqir Kalludra i cili, sipas kësaj partie, e ka ndaluar transmetimin e drejtpërdrejtë të seancës kundër katër deputetëve të saj.

Këtë mënyrë të gjykimit Vetëvendosje e ka quajtur si gjykim politik i fshehtë.

Reagimi i plotë:

Në gjyqin politik e padrejtë, sot ndaj deputetëve të Republikës Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Donika Kadaj e Faton Topalli mediave i është ndaluar transmetimi i drejtpërdrejtë i kësaj seance. Ky është tregues i qartë që këtu është qëllim padrejtësia, andaj u duhet që ta kryejnë këtë gjykim politik fshehtas.

Duke qenë se ky gjykim politik po bëhet për përfaqësuesit e popullit, është në interes të qytetarëve ta kuptojnë dhe ta dinë se si po gjykohen sot, përfaqësuesit e tij.

Duke ditur poashtu, që gjyqtari Kalludra ka një histori të dënimeve arbitrare pa prova e fakte e bën edhe më të rëndësishme publikimin e seancave.

Në seancën e kaluar të kësaj çështje interesimi i publikut ishte shumë i lartë, që dëshmon edhe një herë se deputetët nuk janë vetëm dhe se qytetarët janë me ta.

Comments

comments