Deputeti Grubi i informuar për ngjarjet e 27 prillit a lejoi që të rrihet Zijadin Sela?!

Hamdi Nuhiju

Ngjarjet e 27 prillit të vitit 2017 ngadalë po zbardhen dhe po dalin në binaret e duhura jashtë propagandës masive të militantëve partiak në rrjetet sociale. Akuzat dhe kundër akuzat midis deputetëve dhe militantëve partiak në rrjetet sociale kanë mbisunduar opinionin për disa ditë të tëra.

Një pjesë e militantëve partiak kanë goditur rëndë deputetët që dolën prej sallës së Parlamentit. Ndërsa nga ana tjetër u pa një solidarizim i madh i të gjitha anëve me deputetin dhe liderin e LR PDSH-së, Zijadin Sela. Të gjitha anët pa përjashtim, duke u nisur nga aktivistët e Lëvizjes Besa, përfaqësuesit politik, e deri te subjektet politike maqedonase me përjashtim të një pjese të VMRO-DPMNE-së u solidarizuan me Selën dhe i dolën në krah të drejtës.

Ajo që na riktheu ngjarjet e 27 prillit ishte një pres konferencë për medie e deputetit të BDI-së,Artan Grubi menjëherë pas dhënies së dëshmive të tij në Prokurorinë Themelore Publike për ngjarjet e 27 prillit.

Artan Grubi në këtë pres konferencë ka folur gjërë e gjatë për ngjarjet e 27 prillit dhe ka treguar se ai ka qenë tejet i informuar për skenarin e kësaj ngjarjeje.

Grubi u përgjigj edhe në pyetjet e gazetarëve se pse lideri i BDI-së, Ali Ahmeti nuk mori pjesë në atë seancë parlamentare duke thënë se ai ka qenë i njoftuar me skenarin dhe për ta parandaluar një rrahje të mundshme ndaj tij, hapi më i logjikshëm ka qenë që ai të mos merr pjesë në atë seancë.

Prej këtyre deklaratave të deputetit të popullit, deputetit të BDI-së, Artan Grubi, po më sillen ndërmend shumë pyetje që dua t`ia bëjë me këtë rast. Edhe pse ndoshta ai nuk do të përgjigjet asnjëherë dhe ndoshta edhe e merr me të keq këtë reflektim, por megjithatë do t`ia parashtroj disa pyetje:

  1. Pasi që Artan Grubi paska qenë i informuar për ngjarjet e 27 prillit, pse nuk e informoi edhe Zijadin Selën që të largohet ose të ruhet njëjtë si i ruajtën deputetët e BDI-së, por lejoi që të përgjaket, bëhet për spital dhe të nënçmohet një lider shqiptar partie?
  2. Pasi që Artan Grubi paska qenë i informuar për ngjarjet e 27 prillit dhe deputetët e Lëvizjes Besa nuk kanë qenë të informuar për këto ngjarje, pse Artan Grubi në rrjetin social dhe në mediet ku ka shtrirë ndikimin e tij, Lëvizjen Besa e ka quajtur Lëvizja Ik si dhe ka nxitur një propagandë të tmerrshme ndaj kësaj Lëvizje duke i nxitur edhe ministrat aktual të BDI-së që të e sulmojnë?
  3. Pasi që Artan Grubi paska qenë i informuar, a ka mundësi i njëjti të na tregoje prej kujt është i informuar, pasi që ministri Agim Nuhiu për ngjarjet e 27 prillit nuk kish qenë edhe mjaftueshëm i informuar?
  1. Pasi që deputeti Artan Grubi paska qenë i informuar, pse atëherë lejoi që gazetarët e pafajshëm duke përfshirë edhe gazetar shqiptar të Alsat-M të rriheshin në sallën e Parlamentit dhe nuk i doli në krah me informacionet e tij duke i larguar prej atij skenari?

Comments

comments