Deputeti i LDK-së: Një dorë e ngritur sot, na bëri të skuqemi nga turpi

Haxhi Avdyli, deputet i koalicionit LAA, përmes një selfie të bërë para bustit të presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova ka thënë se sot “një dorë e ngritur i ka skuqur nga turpi”.

Me gjasë, këtë postim, Avdyli ia ka “dedikuar” deputetes së këtij koalicioni, Teuta Rugova.

“Një dorë e ngritur sot në Kuvend, na bëri të skuqemi nga turpi”, ka shkruar Avdyli në Facebook.

Teuta Rugova sot ishte deputetja e vetme shqiptare jashtë koalicionit PAN që votoi pro shtyrjes së seancës.

Ndryshe, ajo ka qenë ndër emrat më të përfolur se mund të votojë pro koalicionit PAN për kryetar të Kuvendit dhe pro qeverisë Haradinaj.

Comments

comments