Deputetja shqiptare në Parlamentin Kroat apel për lirimin e Ramush Haradinajt

Deputetja shqiptare në Parlamentin Kroat apel për lirimin e Ramush Haradinajt

Deputetja e vetme shqiptare në Parlamentin e Kroacisë, Ermina Lekaj Prlaskaj, është drejtuar me një apel kolegëve të saj-deputet të Kroacisë në Parlamentin Europian që të ushtrojnë ndikimin e tyre për lirimin e Ramush Haradinaj, informon INA.

Në këtë apel, Ermina Lekaj Prlaskaj mes tjerash shkruan:

“Të nderuar deputet të Republikës së Kroacisë në Parlamentin Europian,

Po ju drejtohem Juve në këtë mënyrë me rastin e arrestimit të shtetasit të Kosovës z. Ramush Haradinaj në Francë. Kjo ngjarje e pahijshme vetëm e dëshmon arsyeshmërinë e apelit të cilin Jus i deputet të parlamentit Europian e keni theksuar sa e sa herë. Konstrukcioni normativ  mbi të ashtuquajturën “Obligacion regjional” të jurispondencës serbe, është në kundërshtim me të gjitha traditat e  të drejtave  njerzore, që ka ardhur në shprehur edhe gjatë këtij arrestimit të fundit që vjen pas arrestimeve të shumta të shtetasve të Kroacisë.

Duke pasë parasysh se Kosova akoma nuk është anëtare e Unionit Europian dhe nuk ka përfaqsuesit e vet në Parlamentin Europian, ju lutem, që në këtë mënyrë, në pajtim me mundësitë tuaja politike, të ndikoni, të sensibilizoni kolegët tuaj për këtë çështje konkrete që sërish hapë çështjen e përzierjes së jurispondecës serbe e me këtë edhe të vet politikës së tyre në punët e brëndshme të vendeve fqinje dhe si pasojë edhe mohimin e sovraniteit të Republikës së Kroacisë, ashtu edhe të Republikës së Kosovës. “, theksohet në fund të apelit të deputetes Ermina Lekaj Prljaskaj. (INA)