Deputetja suedeze merr foshnjën me vete në Parlamentin Europian

Deputetja suedeze merr foshnjën me vete në Parlamentin Europian

Një deputete suedeze e Parlamentit Europian ka bërë thirrje që vendet e punës të bëhen më të përshtatshme për fëmijët e punëtorëve, pasi ajo vet e kishte marrë fëmijën me vete gjatë një seance në Parlamentin Europian. Ajo tha se e bëri këtë gjest për të përçuar mesazhin se marrja e fëmijëve në punë nga prindërit duhet të shndërrohet në një dukuri normale.

Edhe pse deputetët e Parlamentit më të rëndësishëm në ‘kontinentin e vjetër’ mund të marrin deri në gjashtë muaj pushim prindëror, ata duhet të jenë prezent në seancat kur kërkohet vota e tyre.

Kjo nuk është hera e parë që suedezja e merr foshjnën e saj me vete në punë. Fotografitë e saj me beben ishin shpërndarë mijëra herë në rrjetet sociale.