Dëshmia e Fahredin Gashit për Tribunalin e Hagës më 2004, tregon për bashkëpunimin e tij me pushtetin serb (Audio)

Audio-incizimi i mëposhtëm është dëshmia që ka dhënë Fahredin Gashi për Tribunalin e Hagës në vitin 2004. Në materialin e publikuar nga Gazeta KronikaPress, tregohet nga vet Fahredin Gashi bashkëpunimin që kishte me autoritetet serbe në Shtime, të cilën miqësi e kishte vazhduar edhe pas lufte. Ai tregon edhe për detajet rreth kësaj miqësie me autoritete serbe.

Në incizim ai thotë se ishte pjesë e LDK-së dhe e PDK-së dhe se shqiptarët kishin miqësi shumë të mirë me serbët.

Gashi është i dënuar me 18 vite burgim për vrasje. Sipas Nazim Bllacës, ai ishte pjesë e grupit të Azem Sylës pas lufte.

Nga minuta e 25:00, Fahredin Gashi tregon për marrëdhëniet që, sipas tij, kanë pasur shqiptarët me serbët. Ai thotë se shqiptarët janë martuar me serbe dhe po ashtu edhe serbët me shqiptare.

“Kemi dëgjuar muzikë serbe gjithmonë”, thotë Gashi për Tribunalin e Hagës.

Lufta, sipas tij, ka filluar vetëm gjatë bombardimit të NATO-s, duke mohuar gati në tërësi luftën e UÇK-së.

Nga minuta e 31:50, ish-ushtari i UÇK-së, flet për marrëdhëniet e shkëlqyera që kishte me komandantët e policisë së Shtimes. Ai përmend Dragan Gjorgjeviqin. Gashi tregon edhe për detaje se sa ishte e madhe kjo miqësie se ishte ndër të paktët që kishte armë me leje. /KronikaPress/

Comments

comments