Diaspora Shqiptare në Amerikë të bashkohet me LQSHA

Nga  Skënder KARAÇICA/

Për çështjen shqiptare në Ballkan dhe pikësynim për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës,në këto vite,ishte padyshim LQSHA-ja në Nju Jork me arbëreshin Joe DioGuardi.E kohës tërë organizatat shqiptaro-amerikane në krah të Diasporës Shqiptare në Amerikë të bashkohen me LQSHA dhe me platformën kombëtare për çështjen shqiptare,që përmes institucioneve relevante të shtetit amerikan në Kongres dhe Senat në Uashingon,në vazhdimësi të dalin me kërkesën e qartë se çështja shqiptare në Ballkan(ende)nuk është zgjidhë drejtë me përmasën tashmë të njohur të vlerave për të drejtat e njeriut,të lirisë dhe të demokracisë në këtë pjesë të Evropës.

Në dritën e çështjes aktuale dhe të krizës politike në Maqedoni,ku përsëri populli shqiptar në hapësirën e vet etnike është vënë në shënjestër të skenarëve të njohur tashe një shekull,që për pozitën e tyre (kushtetuese)ata kanë mbetur pa të drejtë në shkallën e pakicës kombëtare dhe, me gjasë,edhe në të ardhmen do të frymojë e njëjta platformë e pushtetit sllavo-maqedonas:Rrini mirë,urtë e butë,punoni dhe veproni vetëm ashtu si shteti(!).

Pa dyshim se me fajin e faktorit politik shqiptar në Maqedoni janë vonuar proceset kombëtare e demokratike për avancimin e çështjes shqiptare përmes aktit më të lartë juridik të Kushtetutës në shtetformues dhe jo në pozitën e pakicës kombëtare.Pozita e tashme kushtetuese shqiptarët i vë në planin e dytë dhe gjendjen do të kemi të njejtë pas këtyre zgjedhjeve të politizuara në rend të parë nga dy partitë maqedonase(Gruevsk-Zaev)që me çdo kusht luftojnë për karrikën e pushtetit e aspak për drejtimin në rrugën e demokracisë të këtij vendi multietnik me bashkësinë e dytë shumicë të shqiptarëve etnik.

Po të njëjtin fat të keq e pati ndër vite edhe Kosova,ku regjimet serbe të Beogradit,nëpër histori shpeshherë i kanë përgjakur shqiptartët dhe e kanë djegur tokën e Kosovës.Për tërë rrjedhën e padrejtësive historike të shqiptarëve në Ballkan,me një zë të fuqishëm i pati dalë në mbrojtje diaspora shqiptare në Amerkikë dhe përmes dyerve të Shtëpisë së Bardhë në Uashington,u bë një gardian i fortë që i doli në krah të shpëtimit nga asgjësimi serb i Beogradit me kryekriminelin Millosheviq.Tashmë Kosova është e lirë dhe shtet sovran me tiparet e vlerave të demokracisë.

Po ritheksojmë se ende kemi nevojë në forcimin e LQSHA-së Joe Dioguardi që përsëri të dëgjohet zëri i diasporës shqiptare në Amerkikë,aty ku duhet të drejtohemi për të aktualizuar çështjen e (pa)zgjidhur shqiptare në Ballkan dhe veçmas në Maqedoni.Pa hezitim dhe kërkojmë që disa zëra kujdestar të ditës mos të bëjnë propagandë për gjoja se ata ,,po punojnë me kongresmenë e senatorë,,në mjediset e veta në Amerkikë,krejt kjo për të anashkaluar LQSHA që është organizata e parë e lobit shqiptar që është legjitime të flasë e të japë platformën e qartë në institucionet e shtetit amerikan për të ndihmuar në zgjidhjen e çështjes shqiptare në Ballkan.Ftojmë tërë organizatat shqiptaro-amerikane që aktivitetin kombëtar të bëjnë në bashkëpunim të ngushtë me LQSHA Joe Dioguardi,ku zëri i tij prej gjakut të shqiptarit do të aktivizojë përserio mekanizmat politik e diplomatik në Senat dhe Kongres në Uashngton,ku nuk do të mungojë angazhimi i këtij sheti mik të përjetshëm për popullin shqiptar në hapësirën e vet etnike në Maqedoni,Preshevë,Çameri dhe Ulqin.

Në këtë rrugëtim kombëtar me LQSHA në Nju Jork është rreshtuar SHSHA në Çikago dhe me platformën e përbashkët i kemi vënë pikat relevante për nimën e zgjidhjes së drejtë të çështjes shqiptare në Ballkan.Diaspora shqiptare në Amerikë duhet të veprojë me një zë dhe jo e ndarë në ,,politikat e ditës,,sepse çdo vonsë dhe përqarje jona do të vonojë dhe do të (harrojë)proceset tona kombëtare shqiptare dhe kjo është pikësynim i pushteteve atje ku shqiptarët janë të detyruar të veprojnë me ligjet e vendeve në trojet etnike të ndara me padrejtësistë historike.E kohës SHSHA në Çikago bën thirrje publike bashkë me LQSHA Joe DioGuardi!

Comments

comments