Diaspora shqiptare nga Kërçova: Shqiptarët të jenë bashkë në Kërçovë!

Këshilli inicues, Diaspora shqiptare kërçovare i përbërë nga anëtarë të shoqatave kërçovare në diaporë dhe aktivistëve që funksionojnë dhe veprojnë në gjithë diasporën, në datë 27.07.2017 në Kërçovë sjell këtë memorandum:

Duke marrë parasysh rëndësinë kombëtare të zgjedhjeve lokale që po afrohen, ne si veprimtarë jashtë vendlindjes do të marrim përsipër organizimin e zgjedhjeve lokale jasht vendit me një kusht të vetëm:

Pjesëmarrjen e faktorit politik shqiptarë në zgjedhjet lokale për Komunën e Kërçovës me një kandidat të vetëm shqiptarë në garë, pa marrë parasysh se cilit subjekt politik i takon, si dhe të shqyrtohet mundësia për pjesmarrje në zgjedhje lokale të të gjitha partive politike shqiptare që veprojnë në Kërçovë me një listë të përbashkët të Këshillit Komunal.Qëllimi i vetëm i kësaj iniciative është mospërçarje e votës shqiptare në vendlindje dhe diasporë, Komuna e Kërçovës duhet të udhëhiqet nga shqiptarët edhe në të ardhmen, njofton Fol.mk.

Me respekt të veçantë

Këshilli Iniciativ Diaspora Shqiptare-Kërçovare

Memorandumi i lartpërmendur u dorzua deri te zyrat e 3 subjekteve më të mëdha shqiptare.

Diaspora është në pritje të reagimit të subjekteve të cilëve u është dorëzuar ky memorandum.

Comments

comments