
Kamza binjakëzim me Yonkers
Komuna e Kamzës e Shqipërisë binjakëzohet me bashkinë Yonkers të Nju Jorkut.
Delegacion i njërës prej bashkive më të sukseshme në Shqipëri - siç është Bashkia Kamëz. Zoti Xhelal Mziu Kryetari i Bashkisë, në krye të një delegacioni, me dy nën kryetarët Vendim Demaj, dhe z. Qemal Çejku, z. Sokol Ndreu sekretar i Këshillit të Bashkisë, dhe Tomor Kotarja drejtor i Ujësjellësit, erdhën këtu në SHBA, të ftuar në qytetin e Los Angelos, për të marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare për Ujin dhe Mjedisin "ËEFTEC 2011".
Kryetari i Bashkisë së Kamzës Xhelal Mziu i shoqëruar nga dy nënkryetarët Vendim Demaj dhe Qemal Çejku arritjën marrëveshjen me kreun e bashkisë së Yonkers, Philip A. Amicone për binjakëzimin e dy komunave.
Kryetari i Bashkise se Yonkers-it - Nju Jork, Philip Amicone ka mirëpritur delegacionin nga Tirana dhe ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim dhe realizim të projekteve të mëtejshme.
Nga ana tjetër, delegacioni nga komuna e Kamzës ka faleminderuar kreun e bashkisë Yonkers për pritjen e organizuar dhe për gatishmërinë e bashkëpunimit.
"Amerika është bërë një vend mik i përjetëshëm për ne shqiptarët. Ne shqiptarët jemi populli me pro - amerikan në botë, dhe për këtë kemi arsye të jemi të tillë për gjithçka ka bërë Amerika për ne shqiptarët. Ne kurr nuk e harrojmë atë se çfarë bëri Presidenti Uillson në vitin 1919 në mos coptimin e Shqipërisë, dhe më pasë Presidenti Reagan në rrëzimin e komunizmit, Presidenti Bush i vjetër me vijën e kuqe për Kosovën ishte i pari që ia bëri të qartë Millosheviqit se me Kosovën nuk do të ndodhte si me Bosnjen, më pasë Presidenti Klinton u bë heroi i shqiptarëve dhe shpëtimtari, sikurse Presidenti Bush që ishte i pari President Amerikan në detyrë që vizitojë Shqipërinë", theksoi Mziu. (B.Sina/INA)
Çakalli: Dua të heq brengën, ja si vramë e dogjëm në Kosovë
Ushtaraku serb që u bë dëshmitari kryesor i Prokurorisë së Serbisë në gjykimin e ish-shokëve të tij për krime lufte në Kosovë, thotë se i ...- Mashtrimi për Zonën e Lirë Ekonomike të Tetovës - Dr.Artan Dika (13)
- Thaçi: Tradhtarë janë tetovarët që votuan Ahmetin (13)
- Izet Zeqiri jep dorëheqje nga funksioni i deputetit (8)
- SHSHM reagon për maltretimin e gazetarit të INA (7)
- Ahmeti takime në Shtëpinë e Bardhë në Uashington (7)
- Reagimi i pamatur i Kadaresë – Nexhmedin Spahiu (6)
Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj