advertisement
Fillimi | Diaspora | "Vatra" shënon sot 100 vjetorin
  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst

"Vatra" shënon sot 100 vjetorin

"Vatra" shënon sot 100 vjetorin

Federata pan-shqiptare "Vatra" në SHBA sot mbushi 100 vjeç. Festimet nisën me seminarin shkencor që tuboi një numër studiuesish, historianësh dhe intelektualësh nga diaspora dhe trojet shqiptare.

 

Nga Beqir Sina/Nju Jork

Grupe shqiptarësh nga shtete të ndryshme të Amerikës, prej nga Alaska e largët, Kalifornia, Arizona, Teksasi, Illinoi, Miçigani, Florida, Karolina e Veriut, Uashingtoni, Virxhinia, Idiana, Dakota, Kolorado, e tjerë do të mblidhen së bashku në këtë festë të madhe dhe historike.

Kryetari i Vatrës, Doktor Gjon Buçaj thotë se në fillim të viteve 1980, u vu re se popullata shqiptare në Nju Jork ishte shtuar shumë, prandaj  kishte edhe nevojë për një  organizim a shoqatë. Ndërkohë edhe kryetari i asaj kohe i Vatrës ndjente se Vatra kishte nevojë për një përtëritje dhe propozoi që selia e saj të zhvendosej nga Bostoni në Nju Jork ku veprimtaria ishte më dinamike. Doktor Buçaj thotë se Vatra duhet kuptuar si koncept e pastaj si institutucion.

Faik Konica, një nga themeluesit kryesorë të saj, mendonte se shqiptarëve u duhej shumë punë për të arritur atjo ku donin, dhe për këtë arsye me 1912, propozoi që shoqata e re të quhej, Parmenda, simbol i punës dhe ndryshimit. Vatrani veteran Uran Kostreci, ish i përndjekur politik, shkrimtar e poet thotë se me këtë ide Konica ishte vertetë largpanës e idealist. Por kur pa se shumë vetë nuk e pëlqyen këtë emër, Konica dhe Noli zgjodhën emrin Vatra, edhe ky një tjetër koncept largpamës, sepse për të arritur qëllimet e tyre atdhetare, shqiptarët duhet të ishin të organizuar, prandaj u duhej bashkim. Dhe Vatra është simbol i bashkimit dhe mirëkuptimit -  mësime 100 vjeçare të Vatrës, që vlejnë edhe sot, thotë Uran Kostreci.

Këtë muaj prill, organi i Vatrës, gazeta Dielli del me një numër special prej mbi 100 faqesh. Kryeredaktori i gazetës Dielli, Dalip Greca thotë se në këtë numër të posaçëm, lexuesi mund të njihet e kuptojë pak-a-shumë historinë e kësaj shoqate, e cila krenohet me 100 vjetorin e saj.

Kryeredaktori i gazetës Dielli, Dalip Greca thotë se selia e Vatrës ka nevojë të zgjerohet dhe shpreson që së shpejti  gazeta e përmuajshme Dielli të dalë e përdyjavëshme.

Vatra u krijua më 28 prill, 100 vjet më parë në Boston, por qendra e Vatrës sot ndodhet në New Yorkut.

 

Agjenda e manifestimeve-  Seminari sot në “The Hemsley Park Lane Hotel”, në Nju Jork

 

Hapja e Konferencës - do të bëhet nga vatrani i vjetër zoti Frank G. Shkreli, një veprimtar i shquar i çështjes kombëtare, intelektual patriot në diasporë

 

Hymnet e Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë -- do të këndohen nga këngëtarja e mirënjohur Merita Halili dhe shoqëruar nga mjeshtri i muzikës  Raif Hyseni

 

Dr. Gjon Buçaj – Kryetar i Federatës PanShqiptare të Amerikës Vatra, ka nderin të mbajë  një fjalë duke u uruar të gjithëve Mirëseardhjen!

 

Lutjet nga Përfaqësues të të gjitha  Komuniteteve Fetare, shqiptare simbol i bashkëjetesë fetare që kemi në shqiptarët në botë,  : Shkëlqesia e Tij, i Përndershmi Nikon, Peshkop i Bostonit, i Nju Inglënd dhe i Arkipeshkvisë Shqiptare Zoti Gazmend Aga, Nën kryetar i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë I Përndershmi Imzot Dod Gjergji, Ipeshkëv i Kishës Katolike të Kosovës I Nderuari Edmond Brahimaj, Kryegjyshi Botëror i Bektashinjëve I Nderuari Papas Antonio Bellusci, delegat i Episkopit Arbëresh të Ungrës, të Përndershmit Donato Olivero

 

 

Fjalët Përshëndetëse i janë rezervuar nga Personaliteteve të Larta, nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, Bujanoci, Medvegja, Çamëria dhe Diaspora.

 

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha

Ambasadori i SHBA-ve në Tiranë, Alexander Arvizu

Zëvendës Kryeministrja e Maqedonisë, Teuta Arifi

 

Prof. Nicholas C. Pano, – “ Komuniteti Shqiptaro-Amerikan, Vatra dhe Shqipëria, 1912-1924’’

Profesor Beqir Meta, – “VATRA dhe Shteti 100-vjeçar Shqiptar’’

Archimandrit Theophan, – “Roli i Klerikëve Ortodoks Shqiptarë në Themelimin e Federatës Pan-Shqiptare, Vatra’’

Dr. Elez Biberaj, – “ Zëri i Amerikës dhe Rënja e Komunizmit në Shqpëri –Një Dëshmi Personale’’

Prof. Fehari Ramadani, – “Bashkëpunimi i Faik Konicës me Austro-Hungarinë për Interesat Kombëtare’’

Mal Berisha, -- Ndihmesa e Vatrës Nepërmjet Delegatit të saj Çaarls Erickon në Konferencën e Paqës në Paris, 1919 dhe në atë të San Franciskos, 1945’’

Naum Prifti, – “Epitafet e Fan Nolit te Don Kishoti’’

 

 

Dalip Greca, – “Gazeta Dielli si Misionare e Shqiptarizmës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës’’

Anton Çefa, -- ‘’Vatra Noli, Konica dhe Wilsoni’’

Ilir Ikonomi, -- “Vatra dhe Njohja e Shqipërisë nga Amerika’’

Agron Alibali, LL.M,. – “Aktiviteti Ligjor dhe Politik i Vatrës Gjatë Viteve 1919 -1921’’

Bejtullah Destani – “Vatra në Raportimet e Entit të Zbulimit Politik të ‘Foreign Office’, 1918-1919‘’

Prof. David Avdul, – “ Përvoja e Vatrës: e Kaluara, e Tashmja dhe e Ardhëmja’’

 

 

Idriz Lamaj, – “Vatra dhe Pretendimet Greke ndaj Shqipërisë në fund të Luftës së Dytë Botërore

Prof. Jusuf Bajraktari, – “ Vatra për Viset Shqiptare Jashtë Shqipërisë së Pavarur’’

Papas Antonio Bellusci, – “Arbëreshët e kalabrisë dhe Vatra për Pavarësinë e Shqipërisë’’

Prof. Binak Ulaj, -- Roli i Plavë Gucisë në Pavarësinë e Shqipërisë

Elez Osmani, – ‘’Kontributi i Vatrës në Harmoninë Fetare’’

Mithat Gashi,— Roli i Vatrës: 1990-2010

 

Fjala e Mbylljes nga Kryetari i Vatrës Dr. Gjon Buçaj 

"Dasma e Madhe" e Shoqatës Vatra do të mbahet ditën e diell në mbrëmje më 29 prill 2012 do të shtrohet një darkë solemne për nder të pjesëmarrësve dhe të mysafirëve, në Chelsea Piers në Manhattan, ku janë ftuar personalitete të njohura të kulturës e të politikës kombëtare e të huaj. Këngëtarët më të mirë nga të gjitha trojet shqiptare do të këndojnë në këtë gëzim të madh. (INA)


 

Vlerëso tekstin
5.00

Subscribe to comments feed Komente (1 publikuar):

Mergimtari nga Cikago SHBA në 30/04/2012 08:17:17
avatar
Urime 100 vjetori i shoqates Vatra,mirpo organizatoret e kti asoacioni kan beri nji gabim qe nuk duhet ta kishin bere Aty kishte te ftuar perfaqsues te shtetit Shqiptar dhe nga Kosova,Maqedonija dhe pjeset tjera te etnis shqiptare mirpo aty nuk ishte thirrur kryetar LQSHA z Dio Guardi
i cili qe kreatori i ceshtjes kombtare dhe lobisti ma i fuqishem i ceshtjes shqiptare ne Washington,qe me punen e tij u sensebilizuar ceshtja shqiptare ne Ballkan,ky gabim asht i pa falshem qe te injorojsh z.Dio Guardi asht nji gabim trashanik kombtar dhe populli e thot nji fjal mbas luftes dalin shum trima,por punen e dio Guardit e din shum mir Kongresmenet dhe Senatoret Amerikan,kush e hapi dyert ne Washington para Dio Guardit,harruan qeverija Shqiptare se krejt ky frut kombtar lidhet me punen e LQSH kto asoacionet tjera dolen mbrapa si kunder peshe politike ndaj Lobit Shqiptar,por mos harroni ju perfaqsues te Vatres Nakut se prap krej ceshtja shqiptare ne Ballkan e kryen Lobi shqiptar prandaj behuni ma te sinqert dhe mos e tejkaloni punen e e dio Guardit se jeni te padrejt ndaj ceshtjes kombtare.koha do te tregoj se kush asht i drejt dhe historija do te gjykoj per ket padrejtsi
qe e keni bere ndaj z.Dio Guardit
Thumbs Up Thumbs Down
1
total: 1 | Treguar: 1 - 1

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

Tjera nga Diaspora
Previous
image
Burri vret me thikë bashkëshorten në Itali
Një burrë i moshës 66 vjeç është arrestuar pasi ka vrarë bashkëshorten e tij, një grua 36 vjeçare, e cila është gjetur e therur ...
image
6.5 miliardë franga në vit, remitencat e të huajve nga Zvicra
Të huajt që punojnë në Zvicër kanë mbështetur gjithmonë familjarët dhe të njohurit tjerë në vendet e prejardhjes. Kjo mbështetje ose ndryshe ...
image
Britani, arrestohen shqiptarët, po kultivonin kanabis
Njësitet e policisë britanike kanë arrestuar dy shtetas shqiptar për trafikun me kanabis qytetin Esexx. Sipas policisë këta të dy kishin mbjellur afër  1.700 bimë të ...
image
Dënim minimal për pensionistin gjerman që vrau të riun shqiptar
Gjykata gjermane në Stade ka dënuar me burg një pensionist gjerman që kishte vrarë 16 vjeçarin shqiptar Labinot.S.  Por dënimi ka qenë vetëm minimal, pasi ...
image
Itali, në CIE jo më shumë se tre muaj
Dhoma e Deputetëve ka aprovuar përfundimisht ligjin që shkurton nga 18 në tre muaj kohën maksimale të mbajtjes së imigrantëve të parregullt në qendrat e identifikimit dhe të dëbimit. Manconi (PD): “Mjaft më me burgosjen e pamotivuar dhe trajtimet çnjerëzore...
image
Arrestohet shqiptarja në Gjermani që vidhte për të paguar studimet
Policia Federale e Gjermanisë ka arrestuar të enjten në Aeroportin e Munihut një shtetase shqiptare e cila sapo kishte arritur me aeroplan nga ...
image
Komiku i ri shqiptar që fascinon Zvicrën
Faqja e Bendritit në internet ndiqet nga afro 100 mijë fansa, gjë që e bën të riun 18 vjeçar yll të gjeneratës së tij ...
image
Aksident në Itali, humb jetën një shqiptar
Një 46-vjeçar shqiptar humbi jetën mbrëmjen e së enjtes në një aksident automobilistik në Itali. Aksidenti ndodhi në një qytetet në Provincën  Padovës kur një ...
image
Cyrihu, më i shtrenjti në botë
Në një ranglistë të bërë nga “Expatistan”, Cyrihu rezulton si qyteti më i shtrenjtë në botë keystone   Në një krahasim të kryeqytetet botërore sipas indeksit të ...
image
Sulmuesi i Kanadasë, i konvertuar ne Islam, mendonte se e ndiqte djalli
Çfarë do e nxiste dikë që të shkoj në ngjarjen që shënon ditën e dëshmorëve, dhe të vras një ushtar që bënte roje dhe ...
image
Polici gjerman hetohet për goditje me shqelm azilkërkuesin kosovar
Autoritetet e Landit të Berlinit po kryejnë hetime ndaj një polici i cili akuzohet se ka goditur me shqelm në këmbë një azilkërkues ...
image
Kanada kërkon punëtorë, lehtëson mundësitë për migrim
Qeveria kandeze paralajmëron se nga janari i vitit 2015 do të fillojë me ndarjen e vizave “eksprese” që do të ju mundësojnë punëdhënësve sa ...
image
Të huajt, problem për të rinjtë zviceranë
Ky është konstatim i Barometrit të të Rinjve 2014, studim i përgatitur nga Credit Suisse. Për 49 për qind të të anketuarve lëvizja ...
image
Shkollat shqipe, me pak nxënës e me shumë probleme
Janë vetëm 151 nxënës në gjithë kantonin Vaud që do të mësojnë shqipen këtë vit shkollor, krahas mësimit të rregullt në shkollat zvicerane ...
Next