advertisement
Fillimi | Diaspora | Kronikë nga Seminari në Nju Jork për 100 vjetorin e "Vatra"
  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst

Kronikë nga Seminari në Nju Jork për 100 vjetorin e "Vatra"

Kronikë nga Seminari në Nju Jork për 100 vjetorin e "Vatra"

Nga Frank Shkreli

Fund javën e kaluar, siç dihet u festua në Nju Jork 100-Vjetori  i themelimit të organizatës pan-shqiptare Vatra, me ç’rast këjo organizatë mbajti një

seminar historik për të sh[nuar këtë përvjetor, I cili  shënon një ngjarje me rëndësi jo vetëm për vet organizatën Vatra dhe komunitetin shqiptaro-amerikan,  por edhe për historinë e Shqipërisë dhe të kombit shqiptar,  pasi veprimtaria dhe historia e Vatrës është e lidhur ngushtë me fatet e kombit  gjatë 100-vjetëve të kaluar.  

Gjatë festimeve prej dy ditësh,  qindëra pjesëmarrës në seminar dhe pothuaj 1000- veta në darkën madhështore si edhe e mbarë bota shqiptare nepërmjet medias u njohën më mirë me kontributin dhe veprimtarinë  patriotike 100-vjeçare të Vatrës dhe  të vatranëve.   Në seminar ishin të ftuar dijetarë e gjurmues me kompetencë dhe përvojë shkencore.  Ishin ato dy ditë reflektimi ndaj historisë tonë dhe të rolit që ka luajtur VATRA në themelimin dhe në njohjen e Shqipërisë si shtet sovran e i pavarur.  

Ishte ky gjithashtu një rast për të shprehur nderimet dhe mirënjohjet tona para-ardhësve tanë,  të cilët patën vizionin, trimërinë dhe guximin që në momentin e duhur të bashkoheshin rreth Vatrës dhe të vepronin në mbrojtje të interesave të Shqipërisë dhe të kombit shqiptar.   Fillimisht, Sotir Peci e Nino Luarasi dhe pak më vonë  gjenitë e kombit,  Imzot Fan Noli dhe Faik Konica, e qindra e qindra të tjerë gjatë dekadave, antarë  dhe udhëheqës të Vatrës – përfshirë edhe eksponentët kryesorë të Vatrës sot, veprimtaria e të cilëve ‘jehon lartë në qiellët e patriotizmit shqiptar’.

Para se të fillonte konferenca shkencore, përfaqsuesë fetarë nga të gjitha trojet bënë lutjet duke falenderuar të Madhin Zot  për Vatrën,  për rolin dhe misjonin e saj, për Shqipërinë dhe për kombin shqiptar.   Gjatë historisë, klerikët e besimeve tona kanë qenë gjithëherë të bashkuar rreth fatit të kombit, andaj edhe me këtë rast përfaqësues  të  komuniteteve fetare,  u     bashkuan rreth Vatrës së Nolit e të Konicës -- së bashku për t’i drejtuar  Perëndisë lutjet tona për mirëvajtjen e këtyre festimeve dhe për të falenderuar të Madhin Zotin për 100-vjetë të Vatrës dhe 100-vjetë  pavarësi të Shqipërisë, por edhe që ky vit gëzimi të jetë edhe vit integrimi – duke falenderuar  Zotin gjithashtu edhe për pavarësinë e Kosovës, si edhe për lirinë dhe dinjitetin që gëzojnë sot shqiptarët në të gjitha trojet e tyre, përfshirë edhe lirinë e fesë.  Pasi fjalimet e tyre  -- si edhe të përsonaliteteteve të larta si Kryeministri i Shqipërisë, Prof. Dr. Sali Berisha, Ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu, Nën-kryeministrja e Maqedonisë,  Z. Teuta Arifi, përfaqsuesi i qeverisë së Kosovës, Ministri për Diasporë, Z. Makolli dhe Princi Leka -- janë mbuluar nga media për publikun mbarë shqiptar, më poshtë po ju sjellë një kronikë të shkurtë të temave e subjekteve mbi të cilat folën akademikë dhe ekspertë që Vatra i kishte ftuar të flisnin në 100-vjetorin e themelimit të saj.

E ndjejë si për detyrë që t’i paraqesë publikut më të gjërë se cilët ishin referuesit, secili eskpert në fushën e tij, që iu përgjigjën thirrjes së Vatrës që të jepnin kontributin e tyre në shënimin e këtij përvjetori.  Ata vinin nga të gjitha trevat tona, përfaqsues nga Shqipëria, nga Kosova, nga Maqedonia, Mali i Zi e madje edhe nga Arbëreshët e Italisë, dhe natyrisht edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

I pari në rendin e ditës ishte Nikolla Pano, Profesor Emeritus i historisë në Universitetin Western Illionois me temën, ‘’Komuniteti Shqiptaro-Amerikan, Vatra dhe Shqipëria, 1912-1924’’.   Profesori Pano foli mbi faktorët kryesorë që kontribuan drejtë krijimit dhe daljes në shesh të komunitetit shqiptaro-amerikan si një qendër me rëndësi e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, duke theksuar rolin që ky komunitet ka luajtur nën udhëheqjen e Vatrës në përpjekjet për të ruajtur dhe mbrojtur pavarësinë e Shqipërisë, sidomos gjatë viteve 1913-1920.  Profesori Pano e përfundoi referatin e tij me një shqyrtim të shkurtër të zhvillimeve që çuan në një pakësim të influencës së Vatrës dhe të komunitetit shqiptaro-amerikan në  Shqipëri, posaçërisht gjatë 1920-ave.

 

Historiani Prof.  Dr.  Beqir Meta, Drejtor i Institutit të Historisë dhe Nën drejtor i Qëndrës së Studimeve Albanologjike, fatkeqsisht për arsye familjare nuk mundi të vinte në Nju Jork, por kishte dërguar referatin me titul,   “Vatra dhe  Shteti  100-vjeçarë  Shqiptar’’ .  Kumtesa e Profesor Metës kishte si objekt ndihmesën që ka dhënë Vatra në themelimin, procesin e afirmimit dhe konsolodimit të shtetit kombëtar shqiptar gjatë historisë 100-vjeçare të tij. 

Dr. Elez Biberaj, Drejtor i Drejtorisë së Euroazisë në Zërin e Amerikës dhe idh-Drejtor i Shërbimit Shqip të këtij enti iu drejtua të pranishëmve me temën,  “Zëri i Amerikës dhe Rënia e Komunizmit në Shqipëri’’.  Doktor Biberaj, i lauruar me gradën e Doktorit të Shkencave Politike në Universitetin e njohur Columbia,  tha se Zëri i Amerikës është përpjekur të ndihmojë shiqptarët të mbajnë gjallë shpresën, të ruajnë shpirtin e pavarur dhe të arrijnë aspiratat demokratike.  Shërbimi shqip i Zërit të Amerikës ka luajtur një rol të jashtzakonshëm, veçanërisht në fund të 80-ave dhe në fillim të 90-ave, kur Kosova hyri në njërën prej periudhave më dramatike të historisë së saj, ndërsa Shqipëria në rrugën e vështirë të kalimit nga njëri prej regjimeve më shtypëse në një sistem shumë partiak dhe demokraci funksionuese.  Dr. Biberaj shtoi duke thënë se kujdesin  për Shqipërinë dhe për shqiptarët, qeveria amerikane  e ka treguar  nepërmjet ekzistencës së programeve në gjuhën shqip të Zërit të Amerikës.  Zoti Biberaj tha se ky kujdes i qeverisë amerikane për aspiratat e kombit shqiptar për demokraci dhe begati, është i njëjtë me kujdesin  dhe angazhimin që Amerika ka treguar gjithmonë kur ka qenë nevoja edhe për lirinë dhe pavarësinë e kombit shqiptar.  Dr. Biberaj nenvijoi se Zëri i Amerikës ka ndihmuar, por shëmbja  e komunizmit në Shqipëri  u shemb sepse isht nje sistem i kalbur.

Shkrimtari i njohur Naum Prifti, autor enciklopedik i afër njëqind titujve, paraqiti referatin i cili  titullohej: ‘’Epitafet e Fan Nolit te Don Kishoti – Zbulim që pasqyron krijimet origjinale të Nolit’’,  duke venë në dukjej Nolin si përkthyes të veprave të mëdha botërore  dhe si përshtatës i saktë i këtyre veprave kulturës dhe rrethanave të posçme shqiptare.

Të gjithë pjesëmarrësit e ndienë veten të privilegjuar dhe të nderuar  me praninë  e Papas Antonio Bellushi, përfaqsues i Arbëreshëve të Italisë. I përndershmi Bellushi, I cili është një emër i njohur miri nga diaspora shqiptare dhe më gjërë përfaqësoi Episkopin arbëresh të Ungrës në Kalabri.   Ai foli me entuziazëm dhe emocione për rolin e ‘’Arbëreshëve të Kalabrisë dhe të Vatrës për Pavarësinë e Memëdheut.’’  

Mal  Berisha, punonjës me status ndërkombëtar për Kombet e Bashkuara në Kosovë dhezyrtar I lartë në Ministrinë e jashtme të Shqipërisë, sot I ngarkuar me punë në ambasadën shqiptare në Londër u parqit me referatinË ‘’Çarlës Telford Erikson,  Delegat  i Vatrës në Konferencën e Paqës në parios, 1919 dhe në atë të Kombeve të Bashkuara  në San Frabncisko,  në vitin 1945.  

Studjuesi dhe aktivisti i dalluar i komunitetit shqiptaro-amerikan dhe ish-gazetar i Zërit të Amerikës, Z. Idriz Lamaj, autor i më se 20 librave, kontributi I të cilit njihet, sidomos në fushën e publicistikës, foli  duke parqitur dokumente të  dorës së parë, mbi temën:  ‘’Vatra dhe pretendimet Greke ndaj Shqipërisë në Fund të Luftës së Dytë Botërore.’’

Anton Çefa  një ndër themeluesit e gazetës me vlera demokratike  “Shkodra”,  e para  gazetë lokale demokratike në Shqipëri, dhe anëtar i këshillit botues të saj s dhe anëtar i këshillit botues të revistës “Rrezja e jonë dhe në vitet 1994-2006 , ish editor i gazetës  “Dielli” dhe botues i një numëri librash  e kishte  titulluar referatin e tij ‘’Vatra, Noli, Konica dhe Uilsoni’’, duke cituar Nolin dhe Konicën se Uilsoni bëri më tepër se çdo njeri për indipendencën e Shqipërisë (Noli) se gjithë shqiptarët duhet t’i ngrenë  Uilsonit një monument të pavdekur (Konica). 

Dalip Greca, në vazhdim është editor i gazetës Dielli, dhe i cili për dhjetë vjetë ishte editor i gazetës Illyria në Nju Jork si dhe kryeredaktor i gazetës Republika në Shqipëri më heret paraqiti referatin mbi ‘’Gazetën Dielli si Misionare e Shqiptarizmës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës’’.  Zoti Greca foli mbi misjonin kombëtar të gazetës Dielli, përfshirë programin kombëtar që Dielli parashtroi para shqiptarëve më 15 shkurt 1909, si edhe mbi rolin në ringjalljen kombëtare dhe ndikimin e tij nëndërgjegjsëimin e shqipotarëve të Amerikës për detyrat që kishin ndaj Kombit.  Editori i Diellit Greca, foli ndër të tjera, edhe për kontributin e Nolit dhe të Konicës në këthimin e Diellit në një tribunë kombëtare dhe avokate të interesave të Shqipërisë në Amerikë dhe në Evropë.

Ilir Ikonomi, i cili ka punuar si gazetar në Tiranë dhe në vazhdim është redaktor në Shërbimin Shqip me një karrjerë të gjatë në Zërin e Amerikës, është autor i librit ‘’Faik Konica – Jeta në Uashington’’, botuar kohët e fundit në Tiranë – foli për temën “Vatra dhe Njohja e Shqipërisë nga Amerika’’. Zoti Ikonomi, në kumtesën e tij tha se pas Luftës së pare Botërore, qeveria amerikane ngurronte ta njhte de jure shtetin shqiptar, pasi ajo dëshironte prova të mjaftueshme se ky shtet kishte një qeveri të aftë dhe një ekzistencë të qendrueshme.  Vatra, e cila përshkruhej si “një qeveri shqiptare jashtë Shqipërisë’’ tha Z. Ikonomi, luajti rolin domethënës për të bindur zyrtarët amerikanë për ta njohur Shqipërinë, gjë bënë më 28 korrik 1922.   

Bejtullah Destani,  diplomat në ambasadën e Kosovës në Londër,  ka redaktuar një mori botimesh dhe Qendra e Studimeve Shqiptare që ai kryeson ka botuar një numër të konsiderueshëm librash mbi Shqipërinë dhe shqiptarët,  përfshirë edhe librin ‘’Faik bej Konica’’ nga autori anglez Wadham Peacock.  Zoti Destani  paraqiti referatin me temën “Vatra në raportimet e Departmentit të Inteligjencës Politike në kuadër të Foreign Office, 1918-1919’’  të Britanisë së Madhe.

Sevdai Kastrati nga Karaqeva e Epërme e Dardanës, i cili ka punuar si profesor i letërsisë së vjetër shqipe dhe i letërsisë së Rilindjes Kombëtare në Universitetin "Eqrem Çabej" të Gjirokastrës, ka përgatitur  për  botim librin, "Bibliografia e Diellit" 1909-2007, dhe ka bërë gati për botim veprat e plota të Faik Konicës dhe të Fan Nolit, kishte përgatitur për këtë seminar referatin me  titull, ‘’Faik Konica dhe Shqipëria Evropiane’’

Seminarin e përshëndeti edhe Prof. Dr. Agron Reka, Rektor i Universitetit Shtetëror të Tetovës dhe paraqiti Profesor Fehari Ramadanin nga i njëjti universitet.  Profesor Ramadani, dekan i Fakultetit Fillozofik në këtë universitet mbajti kumtesën me titull ‘’Bashkpunimi i Faik Konicës me Austro-Hungarinë për interesat kombëtare.’’ Profesor Ramadani tha se ndonëse Faik Konica është akuzuar nga disa historianë shqiptarë si zëdhënës i politikës austro-hungareze në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare, në fakt ai nuk bëri asgjë  në kundërshtim me interesat kombëtare.  E vërteta është, shtoi professor Ramadani, se Faik Konica arrijti të harmonizonte në mënyrë efikase interesat e Perandorisë Austro-Hungareze në Adriatik me interesat e popullit shqiptar dhe çështjes së tyre të pazgjidhur. 

Profesor Binak Ulaj nga Vuthajt e Plavës e të Gucisë ka punuar disa vite në arsim, si mësimdhënës në gjimnazin Xhevdet Doda në Prishtinë, ku ka qenë edhe drejtor i gjimnazit.  Tani si nëpunës i Ministrisë së infrastrukturës, ai iu paraqit të pranishëmve me temën ‘’Shpalosje Historie – Kushtuar Kontrirbutit të Shqiptarëve të Plavës e të Gucisë në ngritjen e Flamurit Kombëtar’’.  Duke folur për rolin e Plavës e të Gucisë në Lëvizjen për Pavarësi, Zoti Ulaj foli gjithashtu edhe për situatën aktuale jo të kënaqshme për shqiptarët në Mal të Zi.

Profesor Dr. David Avdul, i doktoruar nga Universiteti Columbia, ka dhënë mësim në Universitetin Pace, Universitetin Columbia dhe Marymount College.  Ai ka  shërbyer si dekan i Departmentit të Arsimit në Universitetin Pace. Në bashkpunim me Fondacionin Soros, Dr. David Avdul, i cili ka shërbyer si Drejtor i Projektit për Zhvillimin Arsimor në Shqipëri, foli mbi ’’Përvojën e Vatrës në të kaluarën, në të tashmen dhe në të ardhmen, si pjesë e një punimi më të gjërë me titull: “Duke u rritur Shqiptar në Amerikë’’. 

Profesor Dr. Jusuf Bajraktari, ish-deputet i Kosovës dhe autor librash të historisë dhe artikujsh historikë e shkencorë, fatkeqsiht për arsye familjare nuk mundi të merrte pjesë,  por I dërgoi seminarit të Vatrës referatin me titull: ‘’Vatra për Viset Shqiptare –Jashtë Shqipërisë së Pavarur.’’ 

Avokati Agron Alibali, një avokat shqiptar jep mësim në Universitetin e Massaçusetsit në Boston.  Ai është i angazhuar gjithë karrierën e tij me çështje të ndryshme që kanë të bëjnë me ligjin ndërkombëtar, me të drejtat ndërkombëtare të njeriut dhetë pakicave, e të tjera.  Avokati Alibali, në të njëjtën kohë ka bërë hulumtime mbi udhëheqsit e Vatrës dhe për kontributin e tyre unik dhe është duke përgatitur një libër mbi Faik Konicën.  Titulli i temeës së Z. Alibali ishte ‘’Aktivizmi Politik dhe ligjor i Vatrës gjatë viteve 1919-1921’’.  

I Përndershmi Theophan Arian Koja është një prelat i Kishës Ortodokse në Amerikë.  Ai merr pjesë në shumë aktivitete ekumenike me  udhëheqës të denominacioneve të ndryshme fetare.  Në rolin e tij si President i Klerikëve Ortodoks  të zonës së St. Louis, i përndershmi Theophan Arian Koja, në seminarin e Vatrës, foli mbi ‘’Rolin e Klerikëve Ortodoksë Shqiptarë në Themelimin e Federatës Pan-Shqiptare Vatra.’’  

Elez Osmani nga Nju Jorku mbajti referatin e tij me titull, ‘’Kontributi i Vatrës në Harmoninë Fetare Midis Shqiptarëve’’.  Zoti Gashi thas e Vatra ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në kultivimin e e tolerances dhe mirëkuptimit fetar.  Këjo harmoni e tolerancë janë të njohur për të gjith tha ai, por duhet theksuar se shqiptarët që emigruan në Amerikë, jo vetëm që nuk e zbehen këtë vlerë, por përkundrazi e thelluan dhe e trajtuan si një vlerë dalluese e të çmueshme të kombit tone.  Për këtë ai lavdëroi Vatrën   se gjatë dekadave  ka punuar ngushtë me të gjtihë udhëheqsit fetarë.

Mithat Gashi, një këshilltar arsimi dhe Themelues e Drejtor Fondacionit për Arsim Global, aia ka shërbyer si këshilltar në projekte për Zhvillimin e Arsimit në Shqipëri. Z. Gashi, i cili është aktiv në komunitetin shqiptaro-amerikan dhe është anëtar i bordit të Vatrës, u paraqit me kumtesën ‘’Roli i Vatrës: 1990-2010’’, duke shqyrtuar rolin e Vatrës gjatë kësajë periudhe. Zoti Gashi e bazoi kumtesën e tij në letrat e Vatrës dërguar personaliteteve të ndryshme, në deklaratat dhe fjalimet, dhe në artikujt e botuar nga koha në kohë dhe në evinimente të organizuara nga Vatra.  Ai tha se sipas të dhënave që ai disponon, veprimtaria e Vatrës në këtë periudhë u përqendrua në përkrahje të pavarësisë së Kosovës, në përkrahje të proceseve demokratike në Shqipëri, dhe në promovimin e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni, në Mal të Zi, në Serbi dhe në Greqi.

Vatra ka njoftuar se referatet e plota të autorëve të lartë-përmendur do të botohen në një vëllim të posaçëm kushtuar 100-Vjetorit të themelimit të Vatrës.

 

*Autori u ftua nga Vatra që të drejtonte Seminarin dhe Konferencën e 100-vjetorit të organizatës mbarë shqiptare

 

Vlerëso tekstin
4.00

Subscribe to comments feed Komente (2 publikuar):

Agim Hmiti në 13/07/2012 19:12:40
avatar
Letër e Hapur drejtuar:- Klasës politike të Tiranës e të Prishtinës.
E mërkurë, 27 Prill 2011 07:34 | pdf | Shtyp | Email

AGIM HAMITI

- Ambasadorit amerikan në Tiranë.- Gjithë shqiptarëve, kudo që ndodhen.

Jam azilant politik në Bruksel, për shkak të një libri me personazhe realë engjarje të jetuara: Odiseja e një Detektivi (dy vëllime).

Krerët e dy klaneve politike,blu e rozë, e njohin mirë këtë libër, mbasi policia civile e Tiranës ka paguar 100 $për çdo kopje që u dorëzohej, kur ai u shpërnda në disa fakultete të UT.Nga ana tjetër, eksperti belg, që shqyrtoi imtësisht dosjen time për një kohë tëgjatë, ka shkuar dy herë në Tiranë për të verifikuar
identitetet e personazheve realëtë librit dhe saktësinë e disa ngjarjeve të veçanta, të jetuara. Meqenëse unëkëmbëngulja gjatë seancave të intervistës, që të egzaminoheshin patjetër skeletet edy heronjve që prehen në varrezat e Tiranës – Fatmir Merdari e Afrim Pahia(personazhe të librit) –, eksperti belg u detyrua të pohonte: «Nuk është nevoja përasnjë lloj ekspertize.

Për vdekjen e atyre të dyve ekzistojnë dosjet përkatëse nëTiranë, ku unë kam parë edhe fotografitë e tyre kur ishin të plagosur rëndë dhe nëçastin e vdekjes. Gjithashtu kam verifikuar edhe identitetet e protagonistëve të tjerëtë ngjarjeve që trajton libri juaj.»Natyrisht, pa autorizimin e qeverisë shqiptare nuk kryhen dot veprime të tilla.Ndërsa në mars të vitit 2009 gazeta SOT botoi në tre pjesë artikullin tim të gjatëme titull: Një zë nga shkretëtira shqiptare, ku trajtohen
peripecitë e mia të azilit, tëcilat përbëjnë një odisé më vete.

Artikulli në fjalë gjendet endé në sajtin e gazetësSOT ; kushdo mund ta lexojë në internet.

Me kërkesën e shumë bashkatdhetarëve, të cilët me kohë kishin rënë në gjurmëte vëllimit të parë të librit dhe të artikullit në fjalë, prej një muaji kam publikuarnëpërmjet internetit të dy vëllimet e librit Odiseja e një Detektivi. Vëllimi i dytë ika bërë edhe më tepër përshtypje opinionit publik me ngjarjet dhe provat që sjell.Në mesazhet elektronike që po marr, shumë bashkatdhetarë më bëjnë një vërejtjeqë më ka preokupuar:«Një sekret i rëndësishëm, që lidhet me fatet e kombit e të popullit shqiptar, nukduhet lënë që ta mbulojë pluhuri i kohës në asnjë rrethanë e për asnjë arsye.

Përndryshe edhe ju, si autor i librit, bëheni bashkëfajtor me keqbërësit, në një kohëqë edhe
Afrika po rilind, ndërsa ne po rrëzohemi gjithmonë e më poshtë.»Në fakt të gjithë jemi dëshmitarë se Hosni Mubarak, lideri i një populli 80milionësh në Afrikë, u detyrua të braktiste postin prej qëndrimit unanim kundër tijtë diplomacisë amerikano-evropiane, për shkak të vrasjes së 300 demonstruesve.Gjithashtu të gjithë e dimë se në një vend të injoruar evropian me emrin Shqipëri,në vitet 1997-1998 politika vrau mbi 3500 shqiptarë (12-fishin e vrasjeve që kreuregjimi i Mubarakut në një popullsi njëzet herë më të madhe!), plagosi mbi 11 mijëtë tjerë, shkatërroi institucionet e brishta shtetërore, hapi depot e municionit për tënxitur tërthorazi një luftë të verbër civile, dogji vendin, dhe po e njëjta diplomaciamerikano-evropiane i la të njëjtët politikanë ish-komunistë në pushtet. Rastësi?Politika e të mëdhenjve e përjashton kryekëput rastësinë;


madjé, ajo vepron meplane afatgjata e të kalkuluara mirë.Politikanët mëkatarë të Tiranës u lanë qëllimisht në pushtet, për tu përdorur prejdiplomacisë amerikano-evropiane për punë të mbrapshta antikombëtare, të cilat poi jetojmë përditë. Është utopi e naivitet i skajshëm politik t’iu kërkosh autorëve tëtragjedisë së vitit 1997-1998 të gjykojnë me drejtësi dramën e Gërdecit, apo vrasjete 21 janarit 2011. Edhe sikur krerët e politikës së sotme shqiptare (pozitë-opozitë)të tentonin të gjykonin me drejtësi tragjedinë e Gërdecit, ustallarët e prapaskenavetë politikës – ambasadori amerikan në Tiranë dhe të dërguarit e Brukselit atje – dot’iu thoshnin me buzëqeshje diplomatike:«Dakord, por më parë duhen gjykuar vrasjet e vitit ’97-’98, mbasi krimet nukparashkruhen.

Pastaj u vjen radha tragjedisë së Gërdecit dhe vrasjeve të 21
janarit2011.»E ç’mund të bëjnë ata atëherë, ndërkohë që dihet mirë se për megakrimin ‘97–‘98 përgjigjen njësoj të dy klanet blu e rozë?Mëkati i vërtetë i politikanëve të Tiranës (pozitë-opozitë) është pranimi i misionitantikombëtar për hir të karrierës së pameritur; më tej krimi automatizohet. Pasojatmerren lehtë me mend dhe janë prezente çdo ditë në faqet e shtypit, i cili gjithashtuështë dyngjyrësh në shërbim të dy klaneve politike.Në këto kushte unë i bëj thirrje kryeministrit shqiptar, i cili aktualisht nuk ështëveçse një skllav rrethanash, të kontribuojë për denoncimin mbi baza dokumentaretë aktit antishqiptar e prodiktatorial të CIAs që sabotoi në maj të vitit 1984komplotin kundër diktaturës, të organizuar prej 22 trimave shqiptarë të Sigurimit tëJashtëm të asaj kohe. Nëpërmjet një veprimi të tillë, kryeministri shqiptar
do tëshpëtonte në radhë të parë vetveten dhe bashkëfajtorët e tij prej situatës parrugëdalje ku gjenden, pastaj gjithë kombin e popullin shqiptar, që janë në zgrip përshkak të politikës së tij regresive.

E vërteta e kësaj çështjeje është thjeshtësisht everifikueshme, mbasi në arkivat e shërbimit sekret gjenden dosjet përkatëse të atyre22 trimave, disa prej emrave të të cilëve i kam cituar shpesh. Ndërkohë po ju japedhe adresën dhe numrin e telefonit të njërit prej tyre në Amerikë:DARI MELI3609 BROADWAY, Apt. 4L,NEW YORK, N.Y. 10031U. S. A.Tel. 00 12 12 – 491 – 12 12Numri i cituar i përket një linje telefonike speciale, e cila i filtron telefonatat.Mënyrën sesi komunikohet nëpërmjet një linje të tillë ua shpjegon ish-Drejtori iDrejtorisë së Sigurimit të Jashtëm (DSJ) në atë kohë, Ilir E. Hoxha, të cilin mund tagjeni në selinë e
Partisë së Punës të Riorganizuar në adresën:Partia e Punës e Shqipërisë e Riorganizuar,Rr. «Hafiz I. Dalliu», Pallati 17/2, kati i parë,Tiranë.Mgjithëse kryeministri shqiptar për njëzet vjet me radhë ka harruar t’ia heqëtitujt Hero i Popullit dhe Hero i Punës Socialiste diktatorit Hoxha, besoj se ai nukdo të ngurrojë t’i kërkojë sqarimet e duhura Ilir Hoxhës lidhur me probleminmadhor në fjalë. Ato ngjarje janë një fragment lavdie i historisë së popullit shqiptar,realizuar nga 22 burra guximtarë të prejardhur prej 22 familjeve të nderuaraish-komuniste nga më të afirmuarat e kohës, siç zgjidheshin detektivët prejdiktaturës.

Prejardhja ime është nacionaliste e antikomuniste, por kjo nuk më pengoi tëlidhja miqësi në burg me ish-detektivin më të shquar të DSJsë, Hamit Meli, idetëdhe vlera njerëzore e të cilit qëndronin ndjeshëm mbi ideologjitë.
Asnjë i burgosurnuk e njihte të kaluarën e tij, mbasi ajo ishte fshehur qëllimisht prej përpiluesve tëdosjes penale të ish-detektivit.

Ky u hap në mirëbesim tek unë. Miqësia me HamitMelin u bë shkak që unë të lidhesha më vonë tërthorazi me grupin komplotist tëGuri Stretos.Ilir Hoxha i njeh në detaje këto të vërteta të dokumentuara. Ai duhet të tregojësot se ku gjendet ish-zëvendësi i tij në detyrë, Guri Streto, i cili ishte përkohësishtedhe baxhanak i tij (i martuar ditën e enjte më 26 janar 1984). Ilir Hoxha duhet tëtregojë gjithashtu ku gjenden aktualisht dy vëllezërit Hamit e Dari Meli, si edhe tëpohojë rrethanat e vërteta të vdekjes së dy heronjve të rënë në prill-maj 1984, tëcilët prehen në varrezat e Tiranës. Ata u varrosën me madhështi e të dekoruar si tërënë në krye të detyrës, por e vërteta është krejt tjetër.

Përndryshe unë, i
burgosurpolitik në vitin 1984 (qysh prej vitit 1978), nuk kisha nga ta dija se Fatmir Merdariështë goditur natën me dy plumba pas shpine prej një distance të afërt, ndërsaAfrim Pahia ka kryer tentativë vetëvrasjeje, duke përplasur fort kokën pas murit nëçastin e arrestimit me urdhër të Ilir Hoxhës. Ka vdekur në spital. Nëse u bëhetekspertiza skeleteve të këtyre dy heronjve (mbasi t’iu jetë bërë më parë analiza eADNsë), gjithçka bëhet e qartë edhe për më naivin e shqiptarëve.Por, normalisht, nuk lind nevoja të ndjekësh gjurmët, kur ujkun e ke përparasyve. Ilir E. Hoxha di gjithçka dhe e di shumë mirë ku i ka arkivuar dosjet e kësajngjarjeje, një substrakt i së cilës i është treguar edhe ekspertit belg që shqyrtoidosjen time.

Është në të mirën e krerëve të korruptuar të politikës shqiptare dhe tëvetë Ilir Hoxhës që gjithçka t’i bëhet e ditur sot
popullit shqiptar, para se ky t’idetyrojë ata të shprehen kundër dëshirës së tyre për një gjë të tillë.Tekefundit shqiptarët në këtë rast nuk do të kërkojnë asgjë më tepër se hapjen edosjeve të një ngjarjeje të para 27 vjetësh. Të tjerat vijnë vetë pastaj… Institucionet,dokumentet, historia janë pronë e popullit shqiptar, jo e qiraxhinjve politikanë.Ashtu siç janë edhe heronjtë e atyre ngjarjeve bij të popullit e jo të politikanëve.

Ndërkohë normat e demokracisë amerikane, opinioni i shëndetshëm publikamerikan, media e fuqishme amerikane si një pushtet i katërt real, ia bëjnë tëpamundur diplomacisë amerikane dhe CIAs fshehjen e mëtutjeshme të një skandaliqë ndriçohet sadopak.Populli shqiptar është proamerikan nga natyra dhe ky është një virtyt, ndërkohëqë po jetojmë epokën e qytetërimit amerikan. Por miqësitë në politikë nuk
mbahensymbyllas: ky është një ves fatal, i cili jo vetëm që kushton tepër shtrenjtë, porbëhet shkak të fitosh edhe përbuzjen e mikut të pasinqertë, duke të quajtur tëpadenjë për miqësinë e tij. Një ndër presidentët më të respektuar amerikanë, RonaldRegan, pas pushtimit të Grenadës së vogël më 1983, deklaroi:«Nuk mund të jemi të pafajshëm në një botë që nuk është e tillë.»

Ne duhet t’ua bëjmë të qartë sot me argumente miqve tanë amerikanë fajin që kabërë CIA dhe dipolmacia e fshehtë amerikane ndaj Shqipërisë në maj 1984, ashtu sidyzetë vjet para kësaj date. Ne dëshirojmë me gjithë zemër të jemi miq tëamerikanëve, por nuk mund të pranojmë në asnjë mënyrë që trojet tona në jug tëShqipërisë dhe në veri të Kosovës e ndofta më gjerë, t’iu shërbejnë atyre për ujdipolitike me Rusinë në Afganistan, Iran, apo në hartën e re
gjeopolitike të Afrikës.

Ne nuk mund dhe nuk duhet të pranojmë që, për hir të një miqësie fiktive, kombiynë, tejet i dobësuar e aktualisht në një proces shpërbërjeje të dukshëm, të tretet mekalimin e kohës si kripa në ujë në Unionin Ballkanik – ide kjo e hedhur rishtas prejdiplomacisë amerikane në marrëveshje me BE. Të gjitha shenjat janë të qarta sekush do ta dominojë Unionin Ballkanik, ndërkohë që, siç shprehej dikur patrioti ishquar Sali Nivica, Serbia është Rusia prapa kodrës dhe Greqia, Rusia prapamalit. Ende pa u formuar ky Union, Greqia po avancon lirshëm në Shqipërinë eJugut dhe Serbia është ulur këmbëkryq në veri të Kosovës dhe në enklavat e sajbrenda territorit të Kosovës.

Ndërkohë Serbia, me ndihmën e Ilir Metës e tëkryeministrit, pretendon për minoritet edhe në Shqipëri.Politikanët e Tiranës, të cilët janë të gjithë me origjinë
komuniste, kanë sot njëshanc historik, për të shpëtuar veten e tyre dhe kombin nga baltovina e pështirë kupo fundosen çdo ditë. Njëzet ish-kudrot e rëndësishëm të DSJsë, për të cilët bëhetfjalë, rrjedhin nga familje të mirëfillta komuniste; kjo imagjinohet lehtë, gjersadihet se biografia politike ishte busulla e diktaturës. Më të moshuarit e atyreburrave sypatrembur janë sot 62 vjeç dhe gëzojnë shëndet të shkëlqyer.

Shumë prejpolitikanëve të sotëm të Tiranës ka të ngjarë të kenë miqësi apo njohje të afërta meata të njëzetë ose me familjarët e tyre, mbasi të dy palët i përkisnin pjesës më tëprivilegjuar të shoqërisë shqiptare nën diktaturë.Në këto rrethana tejet të favorshme për ta, politikanët e sotëm shqiptarë nukduhet të ngurrojnë për t’iu mundësuar atyre trimave rikthimin zyrtarisht në atdhe.Ata të njëzetë do të shërbenin si
një kontigjent i shkëlqyer për zgjidhjen e situatëskritike shqiptare, mbasi gëzojnë mirëbesimin e plotë të autoriteteve amerikane dhejanë të mbrujtur tashmë me kulturën politike e qytetare të Amerikës demokratike.Si rrjedhojë, ata janë shumë të besueshëm prej autoriteteve të SHBA, mbasi kanëdhënë prova aftësie e guximi në kuota të tilla, ku politikanëve të rëndomtëshqiptarë nuk u shkon dot as fantazia. Ata trima atdhetarë do të mundësonin njëfazë të re e të shëndetshme të miqësisë shqiptaro-amerikane dhe një klimë tëfavorshme mbarëshqiptare për një Lidhje të Tretë.Në kasafortat e diplomacive të mëdha ekziston gjithmonë edhe një plan B përçështjet në proces.

Politikanë të Prishtinës,Gjithë duke e vlerësuar kontributin amerikan për bombardimin e Serbisë ngaNATO, ne nuk duhet të harrojmë për asnjë çast se politika nuk udhëhiqet kurrë
prejbamirësisë, por nga kalkulimet e interesit perspektiv. Dhe kjo është e natyrshme; ekundërta do të ishte utopi. Po nuk kuptuam kaq gjë, Ndërkombëtarët kanë të drejtëtë na trajtojnë si një popull naiv, i sapozbritur prej pemëve.

Dymbëdhjetë vjet pas bombardimeve të NATOs, realiteti po tregon se SHBA nuke çliruan Kosovën me qëllim që ta bënin një shtet të fortë e të qëndrueshëm (kur uintereson, ata dinë më mirë se kushdo tjetër në botë ta realizojnë diçka), por për tapasur si resto hesapesh politike në sirtarët e diplomacisë së tyre të fshehtë. NdonëseMillosheviçi vdiq në burg, Serbia sot jo vetëm nuk trajtohet si shtet agresor, pordalëngadalë asaj po i krijohen koniuktura të tilla politike që e bëjnë optimiste përrifitimin gradual të Kosovës. Ndërkohë që Veriu i Kosovës është realisht nënzotërimin serb dhe enklavat e manastireve shënojnë
plasdarmet e ardhshme tëSerbisë ndaj Kosovës së rraskapitur, Greqia po anekson në mes të ditës Jugun eShqipërisë. 354,3 km² të detit Jon iu falën Athinës nga kryeministri shqiptar.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese e pezulloi atë, por kryeministri filogrek, i cili ështëshqiptar vetëm nga pasaporta, ka autorizuar sërish bisedime të kundërligjshme nëheshtje, për ta rivlerësuar paktin antikombëtar të detit. Nuk duhet harruar për asnjëçast se ai det nuk u përket vetëm shqiptarëve të Shqipërisë, por edhe atyre tëKosovës e më gjerë. Mirëpo sipas të gjitha gjasave, kryeministri shqiptar kandërmend t’ia bëjë këtë dhuratë Athinës në vjeshtë, me rastin e festës së tyre. Sëbashku me regjistrimin e popullsisë sipas besimit fetar.Natyrisht, gjersa grekët po u ndërrojnë kombësinë eshtrave të të vdekurveshqiptarë, për t’i përdorur pastaj si sinorë të
Vorioepirit në Korçë e gjetkë, pse tëmos bëjnë të njëjtën gjë edhe me të gjallët e një populli të braktisur prej kreut të tij?Ndërsa para autoriteteve të Athinës kryeministri ynë qëndron kokulur si ndonjëvajzë e ndrojtur, qytetarët paqësorë shqiptarë ai i vret pa gjë të keq në mes tëbulevardit, pastaj hedh valle me eunukët e partisë së tij, disa metra matanë pllakavetë përgjakura.

Dhe për të gjitha këto akte antishqiptare e antinjerëzore, pa llogariturkorrupsionin më të madh në Evropë dhe ngujimet e gjakmarrjes mesjetare të mijërafamiljeve, ambasadori amerikan në Tiranë i akordoi titullin burrë shteti. Dihet sepër të kryer punë të pisëta në vendet pa zot, nevojiten instrumente të pisët, meetiketë të ndryshuar. Ky është një mësim i lashtë i historisë.Natyrshëm lind pyetja: Nëse SHBA do të ishin miq të sinqertë të shqiptarëve (nëKosovë e
Shqipëri), a do t’i stimulonin vallë këto veprime kaq të dëmshme nëvendet tona respektive? A do të akuzohej aq rëndë kryeministri i Kosovës në pragtë dialogut me Serbinë dhe mandej gojët akuzuese të heshtnin si me magji, mbasi tëmerrte rrugë ky dialog me leverdi të njëanshme?

Nuk është e nevojshme të jesh politikan, për të kuptuar se gjashtë milionëizraelitë bëjnë ligjin në mes të qindra milionë arabëve, duke mos zbatuar asrezolutat e OKBsë, vetëm pse janë aleatë strategjikë, pra, miq të amerikanëve.Atëherë, si mund të mendojmë ne se amerikanët na vlerësojnë vërtet si miq,ndërkohë që kombi ynë po shkon qartazi në shpërbërje graduale, populli shqiptarnë Kosovë e Shqipëri po vuan të zitë e ullirit i nëpërkëmbur prej serbëve e grekëve,dhe amerikanët u thonë kryeministrave tanë “kështu vazhdoni, se e keni mirë” ?«Miqësi» të tilla kanë kosto më të lartë se armiqësitë e shpallura.Jo, angloamerikanët kanë qenë miq të Enver Hoxhës dhe të bëmave të tijantishqiptare qysh prej Luftës së Dytë Botërore, për hir të objektivave të politikëssë tyre në rajonin e Ballkanit. Këtë mbështetje të hapur ndaj diktaturës së EnverHoxhës ata e përsëritën edhe në maj të vitit 1984.

CIA vazhdon t’i mbajë edhe sotnë Amerikë njëzet komplotistët që rrezikuan jetën në luftë kundër diktaturës (dyprej atyre ranë në atë luftë), ndërsa i biri i diktatorit, Ilir Hoxha, është beniamin ityre edhe sot. Populli shqiptar duhet ta bëjë të flasë ish-Drejtorin e DSJsë, i cili dishumë për veprimtarinë agjenturore të babait dhe të tijën.Dalja në dritë e të vërtetës së ngjarjeve të majit 1984 është domosdoshmëri jetikepër popullin e për kombin shqiptar, nëse duam të kemi vërtet të ardhme të denjë.Ne
duhet të bëjmë çmos që autoritetet amerikane ta njohin zyrtarisht padrejtësinëqë i kanë bërë popullit e kombit tonë, t’i kompensojnë dëmet e shkaktuara konformligjeve përkatëse dhe ta korrigjojnë në të ardhmen shënjestrën e diplomacisë së tyrendaj kombit shqiptar.

Në arkivin e shërbimit sekret shqiptar ekzistojnë të gjitha dosjet përkatëse, qëmundësojnë zbardhjen e kësaj çështjeje jetike brenda një gjysmë ore. Nuk ka forcëqë ta mposhtë të vërtetën.Politikanët e opozitës kosovare janë në pozicion të përshtatshëm për të dhënënjë kontribut të çmuar në këtë drejtim, pa u ndikuar as prej pushtetit të Tiranës e asprej atij të Prishtinës. Popullarizimi i këtij problemi madhor do të vinte në lëvizjemedian e fuqishme amerikane, zëri i së cilës dëgjohet me vëmendje prejinstitucioneve autoritare të Washingtonit, si Kongresi apo qeveria federale.


Është esigurtë se zbardhja e kësaj çështjeje jetike do të shënonte një erë të re si nëmarrëdhëniet amerikano-shqiptare edhe për të ardhmen e popullit dhe të kombitshqiptar.Zoti Ambasador Arvizu,Dosja ime si azilant politik në Bruksel ka trajtën e një aktakuze ndaj CIAs.Vetëkuptohet që bëhet fjalë për një aktakuzë të mbështetur në prova tëpakundërshtueshme, përndryshe ajo nuk do të pranohej kurrë prej aleatëve tuaj tëBrukselit.

Depozitimi, pas shumë përpjekjesh, i asaj aktakuze më ka kushtuarshtrenjtë. Jo vetëm që autoritetet belge më lanë shtatë vjet e gjysmë pa dokumentetpërkatëse, por gjatë gjithë kohës, edhe tani, jam i privuar nga e drejta ekomunikimit me median belge, si edhe nga e drejta për të pasur një avokat. Kamshkuar edhe në Luksemburg, Francë e gjetkë, për të siguruar një avokat. Nuk kavonuar shumë dhe ata janë tërhequr, të
sinjalizuar prej dikujt.Kjo këmbëngulje për të fshehur një të vërtetë dramatike, që po çon drejt njëperspektive të zymtë kombin dhe popullin shqiptar, më bënte më të vendosur për tëhedhur me çdo kusht dritë mbi të, megjithëse kisha dy fëmijë të vegjël dhe poballafaqohesha me disa vështirësi të paparashikuara, të organizuara prej atyre qëteorikisht i ngrejnë në qiell të drejtat e njeriut.

Ju jeni diplomat karriere i njësuperfuqie dhe i kuptoni më lehtë se kushdo tjetër edhe ato që unë nuk i them dotnë këtë shkrim.«Diplomacia është një polici me kostum madhështor», ka thënë Napoleoni. Këtofjalë të gjeniut korsikan m’u kujtuan atë ditë kur ju i akorduat titullin burrë shtetivrasësit gjakftohtë të katër bashkatdhetarëve të mi paqësorë. Ju mund të thoni me tëdrejtë:«Para se të vriste ata të katër, ai dhe bashkëfajtorët e tij kanë
vrarë disa mijërashqiptarë më 1997–’98, vranë fukarenjtë e Gërdecit e po tallen prej vitesh medosjen e tyre gjyqësore, po lënë të vriten përditë familjet e ngujuara ngagjakmarrja, pastaj vranë ata të katër më 21 janar 2011. Natyrisht, ekspertëtamerikanë, pas një sorollatjeje të gjatë, do të shpallin fajtorë dy-tri koka turku. Rashi, e piu dheu.

Tekefundit gjaku shqiptar dëm ka shkuar përherë.»Po, kjo nuk do të jetë një risi, z. Ambasador. Kështu veprohet në kolonitë epashpallura, ku ambasadorët amerikanë luajnë rolin e diplomatëve–guvernatorë.Shpresoj se kjo gjendje nuk do të vazhdojë më në trojet shqiptare, mbasi tëndriçohet e vërteta që po mbahet e kyçur në arkivat e shërbimit sekret shqiptar, siedhe në Langley. Do të ishte në të mirë të prestigjit të superfuqisë që përfaqësonindërhyrja juaj për ta bindur burrin e shtetit, që të
urdhërojë zbardhjen e asaj tëvërtete të madhe me hapjen e dosjeve përkatëse. Gjithashtu ju mund t’i sugjeroniedhe mikut të preferuar të CIAs, Ilir Hoxhës, të japë kontributin e tij për zgjidhjen eshpejtë të një çështjeje të qartë si drita e diellit. Ndihmesë mund të japin edhe katërkriminelët e afirmuar të Sigurimit të Shtetit të diktaturës komuniste, të cilëtpunojnë në ambasadën tuaj prej dy dekadash, së bashku me shumë kolegë të tjerë tësojit të tyre.

Në një libër të botuar para një viti në Tiranë me titull Heronjtë e Kotësisë, unëkam publikuar një listë me emrat e 26 Sigurimsave shqiptarë të inkriminuar, të cilëtpunojnë në ambasadën tuaj kundër rregullave të parashikuara në pikën 35 tëformularit të aplikimit për punësim të miratuar nga DASH, i cili ndalon punësiminnë atë ambasadë të ish-komunistëve, ish-fashistëve dhe
ish-dëshmitarëve në hetuesiose gjyq të të burgosurve politikë në kohën e diktaturës. Shumica dërrmuese e tëpunësuarve shqiptarë në ambasadën tuaj i përkasin pikërisht kategorisë të tre «ishave» të lartpërmendur, ndërsa ata të 26 kanë të kaluar kriminale.

Për ilustrim po ju citoj vetëm emrin e njërit prej atyre 26 keqbërësve të popullitshqiptar, që ju vazhdoni t’i strehoni e t’i ushqeni në ambasadë. E quajnë RrapoHazizi, nga Skrapari. Ka qenë shef i kufirit të Jugut në Shqipëri deri më 1991. Prejdatës 3 shkurt 1990 deri në 23 gusht 1990 (pak më shumë se 6 muaj) me urdhër tëmysafirit tuaj të nderuar, Rrapo Hazizi, janë vrarë në pika të ndryshme të kufirit tëJugut 23 djem shqiptarë me moshën mesatare 27 vjeç, në një kohë që me ligjarratisja në këtë periudhë nuk cilësohej më “tradhti ndaj atdheut” dhe neni përkatësi Kodit Penal parashikonte si dënim maksimal pesë vjet burg.

Në faqen 269 të librit“Heronjtë e Kotësisë” është botuar lista e plotë e 23 viktimave të pafajshme tëkryemikut tuaj, Rrapo Hazizi, me emër, mbiemër, rrethi ku ka lindur secili prejtyre, mosha, posta kufitare ku është vrarë dhe data e saktë e vrasjes.Biznesmeni i sukseshëm amerikano-shqiptar, Geri Kokalari, i ka shkruar dy herëDASH-it për 26 kriminelët e Sigurimit të Shtetit diktatorial, që ambasadaamerikane në Tiranë po strehon prej dy dekadash, duke abuzuar me nenin 35 tëformularit të aplikimit për tu punësuar atje. Mirëpo gjithçka bie në vesh tëshurdhër…I citova këto detaje për të treguar se, kur ua kërkojnë interesat e kamufluara,amerikanët i shkelin pa teklif rregullat dhe ligjet e tyre. Ashtu siç kanë shkelur edheparimet bazë të demokracisë, duke mbështur për gjysmë shekulli një diktator mizorsi Enver Hoxha, për hir të synimeve të fshehta në rajonin problematik të Ballkanit.Natyrisht, ju zbatoni udhëzimet që ju jepen dhe kjo është normale.

Mirëpo do tëjetë diçka krejt anormale, sikur ju të porositni nën zë burrin e shtetit, që të moslejojë zbardhjen e çështjes për të cilën po ju shqetësoj, ndërkohë që ajo është evetëzbardhur, veçse duhet pranuar zyrtarisht nga Tirana dhe nga Washingtoni.Motra e Vëllezër shqiptarë, kudo që gjendeni,Në historinë e dhimbshme të popujve të nëpërkëmbur, por mjaft rezistentë ndajsë keqes, ka një çast të papërsëritshëm kur Zoti i shpërblen ata, duke u ofruarmundësinë e shpëtimit të përhershëm me një çmim modest. Ky është sahati ibekuar i historisë së tyre, që vjen si kompensim i gjakut të derdhur pa hesap, idjersës së shkuar lumë në dobi të keqbërësve, i vuajtjeve shekullore të një populliqë ka
mbijetuar gjithmonë me shpirt ndër dhëmbë, por që nuk ka mundur kurrë tëjetojë në mënyrë të denjë.

Ky shanc historik nuk u paraqitet të gjithë popujve tëvuajtur, por vetëm atyre që kanë vuajtur më shumë se të tjerët dhe kanë rezistuarmë shumë se të tjerët. Cili popull i Evropës ka vuajtur më shumë se shqiptarët dhecili komb evropian është masakruar sa kombi ynë?Sot shqiptarët kanë në duart e tyre mundësinë e zgjidhjes rrënjësore të problemitshoqëror e kombëtar në mënyrë të qytetëruar. Ne jemi në gjendje t’i argumentojmënë mënyrë bindëse shtetit më të fuqishëm të botës – superfuqisë amerikane – se naka borxh lirinë e sabotuar në favor të diktatorit Hoxha dhe, si rrjedhojë epaevitueshme e këtij veprimi, shkrehjen e kombit, që po shkon gradualisht drejtshpërbërjes përfundimtare.

Provat për këtë janë të shumta e të
shumëllojshme.Të njëzet e dy komplotistët kanë dosjet e tyre në arkivin e shërbimit sekretshqiptar, si edhe nga një album fotografish, që ilustron misionet e tyre më tërëndësishme të kryera jashtë atdheut. Dosja ime në Bruksel është një akuzë emirëfilltë ndaj CIAs për ngjarjet e atij komploti të sabotuar. Gjithë përmbajtja edosjes është verifikuar një për një prej ekspertit belg, që ka shkuar posaçërisht nëTiranë. Si përfundim, asnjë detaj i saj nuk është hedhur dot poshtë. Ajo ështëvulosur e kyçosur në kasafortë.Përballë provave dokumentare, me protagonistë ngjarjesh të gjallë e të vdekur,me dosje e me albume në arkivat sekrete të Tiranës e në Langley, ato ngjarje nukmund të mohohen dot më prej kurrkujt. Veçse duhen hedhur hapat e nevojshëm qëTirana vasale dhe Washingtoni padron t’i pranojnë ato zyrtarisht. Nuk është nëstilin qeverisës


dhe në natyrën e shtetarëve amerikanë që të heshtin e të fshihen sistruci, kur një popull u kërkon me zë të lartë që të prononcohen rreth një akuze qëbie mbi ta. Veçse vendosmëria në veprim është gjithmonë e domosdoshme përzgjidhjen e problemeve madhore.Ne jemi dëshmitarë të luftës heroike që po bëjnë popujt e Afrikës për lirinë etyre. Ndërsa shqiptarëve nuk u kërkohet sot një sakrificë e tillë për të fituar lirinedhe dinjitetin kombëtar të nëpërkëmbur.Në këto kushte, le të tregohemi të paktën një herë popull i ndërgjegjësuar e joturma të çoroditura, të cilave nuk iu bën më përshtypje përçarja e sundimi. Ata tënjëzetë duhet t’i çlirojmë ne prej CIAs, mandej është radha e atyre të na çlirojnëprej skllavërisë së dyfishtë.

Për të arritur këtë objektiv madhor, duhet të luftojmë tëgjithë së bashku, shqiptarë të Kosovës e të
Shqipërisë, pa dallim bindjeje politike engjyrash partiake – thjesht si SHQIPTARË. Ne duhet t’i detyrojmë patjetër politikanëttanë t’i japin rrugë pa vonesë zgjidhjes së kësaj çështjeje vendimtare, për të cilëndisponohet një dokumentacion i pasur, që hedh dritë të plotë mbi të gjitha detajet.Po hoqëm dorë nga zgjidhja e këtij problemi lehtësisht të zgjidhshëm, ne duhet tëjemi të ndërgjegjshëm se kemi hequr dorë përfundimisht nga liria dhe dinjiteti ynësi popull e si komb.

Në këtë mënyrë ne do t’i nënshtrohemi vullnetarisht njëskllavërie pa fund në shekullin XXI, duke mbajtur përgjegjësi për të ardhmen ezymtë të fëmijve tanë, të brezave që vijnë, si edhe për kombin e kërcënuar ngashpërbërja graduale.

AGIM HAMITI



P.-S. Kush është i interesuar për të lexuar dy vëllimet e librit “Odiseja e njëDetektivi”, për të cilin bëhet fjalë
në artikullin e mësipërm, mjafton të dërgojë njëkërkesë të thjeshtë në e-mailin tim: hamiti_agim@yahoo.fr dhe unë do t’i a nis atëfalas në pdf.Hyni për t'u përgjigjur

Per"Shqip.dk"Shkodrani
Thumbs Up Thumbs Down
0
Genc Kol Hoti në 02/07/2013 02:39:35
avatar
Zoti Agim Hamiti që është autori i disa romaneve. në kohën që ka vedekur Enver Hoxha,ndodhej në burg politik.Komanda vendosi që të burgosurit ti nisnin një telegrom nënës Nexhmije që ta ngushllonin për vdekjen e diktatorit një nga të burgosurit ishte Agim Hamiti që firmosi telegramin.Shumë pak të burgosur pranuan të firmosnin.
Së shpejti ai telegram do botohet ne disa gazeta dhe Agimi do shohi emrin dhe firmën e tij
Thumbs Up Thumbs Down
0
total: 2 | Treguar: 1 - 2

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

Tjera nga Diaspora
Previous
image
Protesta mbarëshqiptare më 4 gusht në Çikago, protesto edhe ti !
Diaspora shqiptare  në SHBA-ve më 4 gusht do të mbajë një protestë në Çikago para bashkisë së qytetit dhe konsullatës së Maqedonisë, për të shprehur ...
image
Çikago, provokime nacionaliste serbo-greke kundër Kosovës
Në Çikago sot edhe përmes lojës së futbollit,qarqet e caktuara nacionaliste serbo-greke provokuan popullin shqiptar dhe shtetin e ri demokratik të Kosovës.Par se të filloj ...
image
Rrahje në spital në mes të shqiptareve dhe peruanëve
Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në Bozen (Bolzano) të Tirolit jugor, Itali, ka ndodhur një rrahje masive në mes të ...
image
Me kartën e qëndrimit, mund të shkohet për punë në një vend tjetër të BE-së?
Sipas direktivës BE 109 të vitit 2003, të huajt me leje qëndrimi BE për qëndrues afatgjatë (e ashtuquajtura karta e qëndrimit) mund të ...
image
Kosovari shtie mbi policët zviceranë, "ka menduar" se janë serbë!
Dënimi prej 11 vitesh burg i shpallur më parë nga Gjykata e Lartë e Kantonit, miratohet edhe nga Gjykata Federale Kosovari i cili pas një ...
image
Veljanoski "nuk çan" kokën për diasporën shqiptare
Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë, Trajko Veljanoski ka thurur vargje dhe elozhe për diasporën maqedonase. ...
image
Itali, arrestohet 40-vjeçari shqiptar, akuzohet për pedofili
Një shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi akuzohet për pedofili. 40-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur është arrestuar pasi është kapur ...
image
Në Çikago u përkujtua dëshmori i kombit Muhamet Bajraktari
Çikago ndër vite ka qenë berthama e fortë e diasporës shqiptaro-amerikane që ka qendruar në ballë të shumë aktiviteteve dhe në bashkëpunim të ngushtë me ...
image
Me paratë e mërgimtarëve, duhet investuar
Dërgesat e mërgimtarëve kosovarë vazhdojnë të jenë burim i rëndësishëm për ekonominë e Kosovës. Por ato kryesisht përdoren për financimin e konsumit të ...
image
Austri, shqiptari 170 km/h në tunel, ndërkohë që fliste në telefon
Të enjten pasdite, policia rrugore në Salzburg të Austrisë nuk po u besonte syve. Drejtuesi i një veture po e ngiste atë me 170 kilometra ...
image
Gjykata Europiane: Jo mbajtje në burg të refugjatëve ilegalë
Disa lande gjermane i mbajnë në burgjet e rregullta, refugjatët e arrestuar që presin dëbimin. Gjykata Europiane vendosi kundër kësaj praktike në vendiminn ...
image
​Bashkatdhetarët ankohen për shtrenjtimin e biletave të fluturimit
Bashkatdhetarët me gëzim presin që pushimet e tyre t’ i kalojnë në vendlindje, sepse, siç thonë, “guri i rëndë peshon vetëm në vendin e tij”. ...
image
Franca refuzon kthimin e familjes Dibrani
Autoritetet franceze kanë përsëritur të martën se nuk do të bëjnë lëshim ndaj familjes rome Dibrani, nga Kosova, e dëbuar më parë nga ...
image
​Arrestohen dy shqiptarë, vidhnin argjendaritë në Milano
Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane pasi akuzohen se grabisnin argjendari në Milano. Kristani Shkambi 22 vjeç dhe Sokol Shkambi 26 vjeç ...
image
Më parë gjermanishtja? Gjykata Europiane rrëzon testin e gjuhës
Gjykata Europiane e Drejtësisë e cilësoi të enjten të kundraligjshëm testin e gjuhës gjermane për bashkëshortët. Testi nuk përkon me një marrëveshje ekzistuese ...
Next