advertisement
Fillimi | Diaspora | Në Shqipëri 36 sportele punësimi për emigrantët e kthyer
  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst

Në Shqipëri 36 sportele punësimi për emigrantët e kthyer

Në Shqipëri 36 sportele punësimi për emigrantët e kthyer

Ministria e Punës ka hapur për emigrantët e kthyer 36 sportele punësimi, të cilave u janë drejtuar për periudhën 2010 -2011, rreth 2.000 emigrantë të kthyer, ndërsa në vitin 2012, vetëm për 3 mujorin e parë të tij, rreth 440 emigrantë të rinj. Sipas ministrisë, 80% e emigrantëve të kthyer vijnë nga Greqia, 13% nga Italia, pjesa tjetër nga vendet e tjera të BE-së.

Kriza ekonomike botërore, e cila që prej 2008-ës ka dëmtuar sistemin ekonomik të disa prej vendeve të Europës,  në veçanti të Italisë dhe Greqisë, ka nxitur politikën shqiptare të mendojë për përballimin e fluksit të emigrantëve të kthyer, shqetësim ky i ngritur prej veçanërisht prej ministrisë së Punës dhe asaj të Arsimit.

 

“Për të siguruar një kthim të qendrueshëm për emigrantët e kthyer si dhe një integrim sa më të shpejtë në vend, shteti shqipëtar  ka hartuar një strategji me hark kohor 2010-2015, në mbështetje të procesit të ri-integrimit të tyre, pavarësisht formës së kthimit”. Kështu shprehet Thoma Miço, Drejtor i Shërbimit Kombëtar të Punësimit (ShKP), në një intervistë për ATSH-në, me të cilën shpjegon në ç’drejtim janë fokusuar reforma e ministrisë së Punës dhe rrugën që duhet të ndjekin emigrantët për të përfituar nga këto shërbime.

 

Sipas Miços, “rritja e fluksit të emigrantëve të kthyer, ka sjellë nevojën e një rishikimi  të masave të strategjisë ekzistuese. Në lidhje me këtë, Sekretariati Teknik i Komitetit ndër-institucional i atashuar pranë Ministrisë së Punës, ka filluar punën për identifikimin e nevojave të reja në këtë fushë dhe vlerësimin e situatës aktuale të flukeseve migratore në vend”. 

Plani i masave të kësaj strategjie “përmban 42 objektiva që përfshijnë sektorët e veprimtarisë ekonomike dhe sociale në vend. Realizimi i tyre monitorohet çdo vit nga një komitet ndër-istitucional i cili kryesohet nga Kryeministri”. 

 

Sportelet në shërbim të emigrantëve

 

Sipas drejtorit të ShKP-së “si filllim u morën masat për krijimin e një infrastrukture sa më efektive dhe racionale duke përfshirë të gjithë institucionet publike me një shtrirje gjeografike në të gjithe vendin. U përmirësua baza ligjore ekzistuese mbi statusin e emigrantit të kthyer dhe e drejta e tij për të përfituar nga shërbimet shtetërore. Emigrantët e kthyer trajtohen tashmë si grupe prioritare në përfshirjen e tyre me të gjitha programet aktive të tregut të punës (veçanërisht programet e nxitjes së punësimit si dhe  ato të formimit profesional).

 

Janë ngritur sportele migracioni (me personel të trajtuar posaçërisht) në 36 Zyrat e Punësimit të cilat do të shërbejnë si pika kyçe për zbatimin e masave të veprimit të kësaj strategjie.     

 

Lidhur me shërbimin në sportele Miço bën të ditur se “detyrat kryesore të këtyre sporteleve janë, së pari intervistimi i emigrantëve të kthyer dhe krijimi i një tabele të dhënash me informacionet identifikuese të tyre, që shërben si bazë për zbatimin e të gjitha politikave për ri-integrimin e tyre në të gjithë sektorët. Identifikimi dhe vlerësimi i nevojave që ata kanë për ri-integrim, dhënia e informacionit për aktivitetin dhe pikat e referimit për të gjithë institucionet që operojnë në rajon, në përputhje të nevojave të tyre për ri-integrim. Këshillimi për punësim dhe orientimi profesional për emigrantet e kthyer që kërkojne punë”.

 

Emigrantët e kthyer

 

Lidhur me fluksin e personave të interesuar pranë këtyre sporteleve drejtori i SHKP-së thotë se se për periudhën e monitoruar 2010 -2011, janë paraqitur pranë këtyre sporteleve rreth 2.000 emigrantë të kthyer. Ndërsa për vitit 2012, vetëm për 3 mujorin e parë të tij, janë paraqitur pranë sporteleve të migracionit rreth 440 emigrantë të rinj, fluks ky 3 herë më i lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. 

 

Sa i takon karakteritikave të emigrantëve të regjistruar pranë sporteleve të migracionit, numri një i SHKP-së sqaroi se 80% e tyre vijnë nga Greqia, 13% nga Italia pjesa tjetër nga vendet e tjera të BE-së.

Sipas arsyes së kthimit 85% e tyre kanë humbur vendin e punës për shkak të krizës ekonomike,  2% janë kthyer për të investuar në Shqipëri dhe 3 % e tyre për mungesë dokumentacioni. Sipas tipit të rikthimit, 70% e tyre janë kthyer familjarisht dhe për një afat të pacaktuar kohor. Sipas gjinisë, 35% janë femra dhe 50% janë kryefamiljarë. Sipas grupmoshës, spektri i shpërndarjes është pothuajse i njëtrajtshëm, mbi 25 vjeç e sipër. Niveli arsimor, 44% janë me arsim 9 vjeçar 49% janë me arsim të mesëm dhe vetëm 4% janë me arsim të lartë (pjesa tjetër janë me arsim fillor). 

 

Kërkesat prioritare të të kthyerve

 

Në rreth 58% të rasteve kërkojnë të punësohen,  22%  kërkojnë formimi apo riformim profesional,  5% janë të interesuar për hapjen e një biznesi, ndërsa pjesa tjetër është asistuar për procedurat e përfitimit të ndihmës ekonomike apo shërbimeve shëndetësore falas”. 

 

Punësimi në Shqipëri i emigrantëve të kthyer

 

I pyetur se sa e rëndësishme është dhe si shfrytëzohet eksperienca dhe formimi professional i fituar nga emigrantët jashtë vendit, për orientimin e tyre në tregun e punës, Miço shprehet se, “eksperienca profesionale e fituar gjatë punës në emigracion është një plus shumë i rëndësishëm për punësimin sa më të shpejtë të tyre. Shumë biznese, tha ai, në vendet e lira të punës fusin si preferencë të ketë punuar në emigracion sidomos për profesionet e zanatçinjëve. 

 

Lidhur me përqindjen e emigrantëve të regjistruar në sportelet e emigracionit dhe që janë përfitues të shërbimeve të punësimit, Miço njofton se me anë të sporteleve tona të punësimit për emigrantët kanë arritur të punësohen rreth 10% e të regjistruarve.

 

Sipas rajoneve, sqaroi ai, rezulton se në Shkodër janë punësuar  20%, në Tiranë 18%, Korçë 2%, Durrës 43%, Vlorë 7% dhe Berat10%”.

 

Sipas aktiviteteve ekonomike, rezulton të jenë 45% të punësuar në shërbime, 30% në industrinë e tekstilit dhe veshjeve, 15% në ndërtim dhe 8% në informacion dhe komunikacion (call center). Sipas gjinisë, vetëm 16% e tyre janë femra, ndërsa sipas grupmoshave, 80% janë 20-35 vjeç, sipas nivelit arsimor 33% janë me arsim 9-vjeçar, 50% janë me arsim  të mesëm dhe vetëm 10% janë me arsim të lartë (pjesa tjetër janë me arsim fillor)” tha Miço.

 

Drejtori i Shërbimit Kombëtar të Punësimit bën të ditur gjithashtu se janë perfshirë në kurse formimi profesional rreth 15% e tyre, nga ku 32% janë në Lezhë, 25% në Shkodër (ACLI - IPSIA Caritasi Italian dhe Drejtoria Rajonale dhe Formimit Profesional Publik Shkodër), 20% në Tiranë, 10%  në Vlorë, 8% në Durrës dhe pjesa tjetër në Korçë, Berat dhe Elbasan. Sipas kurseve, 20% janë trainuar për sipërmarrje, 14% për hidraulik, 10% për  instalues elektrik, 23% janë rrobaqepës dhe pjesa tjetër riparues panelesh diellore, riparues makinash qepëse, sekretar, kuzhinier, parukier etj”, përfundoi Miço.

Shqiptariitalise 

Vlerëso tekstin
0

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

Tjera nga Diaspora
Previous
image
Shqiptari që synon Parlamentin Gjerman
Shqiptarët që kanë nënshtetësi gjermane që jetojnë në rajonin e Oberbayernit, sivjet do ta kenë mundësinë që për herë të parë ta votojnë një kandidat ...
image
Gjermania i tërheq shumë imigrantët
Plot 300.000 vetë kanë imigruar gjatë 2011 në Republikën Federale, rreth 30 për qind më shumë se një vit më parë. Kjo është pozitive ...
image
Reformohet e drejta e azilit në BE
 Pas negociatave të gjata më në fund e drejta e azilit në BE do të reformohet. Kërkesat do të trajtohen më shpejt, rregullat do të ...
image
Ndihmësit për integrimin: mbështetje personale për migrantët
Gjetja e punës në Gjermani dhe organizimi i jetës shpesh është i vështirë për migrantët. Për t'ua lehtësuar atyre orientimin, në shumë qyteta ka "ndihmësa ...
image
Ashpërsohen masat për azilin në Zvicër
Shumica e zviceranëve dje në një referendum të organizuar kanë mbështetur ligjin për azil që është me masa më të rrepta. Rreth 79 për qind ...
image
Themelohet Qendra Kulturore në Grenchen të Zvicrës
Mërgimtarët shqiptar që jetojnë dhe veprojnë në kantonin Soloturn të Zvicrës, e më konkretisht në qytetin Grenchen,  ka kohë që përpiqen të themelojnë një shoqatë ...
image
Humb jetën mërgimtari në Zvicër
Një mërgimtar nga Struga me qëndrim me banim në Zvicër dje ka humbur jetën gjatë kryerjes së punimeve të ndërtimarisë në afërsi të Cyrihut. Siç mësohet ...
image
Guvernatori Paterson mbështet Ken Biberajn
Zyra e shtypit e fushatës në një deklaratë për shtypin njujorkez, sot njoftoi se Ish-Guvernatori i New Yorkut, David Paterson, natën e fundit ka deklaruar ...
image
Marrja e shtetësisë italiane nga ata që kanë lindur në Itali
Kush lind në Itali nga prindër të huaj mund të përdorë një rrugë preferenciale për t'u bërë shtetas italian, por ka vetëm një vit ...
image
Zvicra kërkon shoqërues të ri për fluturimet me të dëbuar
Qeveria e Zvicrës është duke kërkuar një ofertues të ri. Ekipi i deritanishëm mjekësor “Oseara” nuk është i kënaqur me veprimet e autoriteteve federale zvicerane.Zyra ...
image
Festivali i Fëmijëve Shqiptarë në Amerikë “Zërat e Rinjë 2013"
Të shtunën në Nju Jork u mbajt Festivali i parë i Fëmijëve Shqiptar në SHBA. Në këtë Festival magjik fëmijët Shqiptar të mbarë Amerikës dhe ...
image
Diaspora, potencial i fuqishëm i zhvillimit ekonomik të Kosovës
Organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, përmes Konsullatës në Cyrih dhe me përkrahjen e Administratës Tatimore dhe Doganave të Kosovës, të premten ...
image
Një shqiptar u zgjodh deputet në qytetin e Kielit në Gjermani
Aty ku çmohen vlerat e një njeriu, e sidomos të një intelektuali të dëshmuar, edhe rezultatet nuk mungojnë, qoftë në punë, politikë apo aktivitete tjera.Në ...
image
Receta të BE kundër papunësisë ndër të rinjtë
Kriza ekonomike ka dyfishuar kuotën e papunësisë tek të rinjtë në Evropë. BE kërkon me këmbëngulje zgjidhje, por shtetet anëtare duhet të operojnë ...
image
Në Växjö të Suedisë festivali i Folklorit Shqiptar
Qyteti universitar i Vekshjes, në regjionin e Smolandit të Suedisë, vikendin e kaluar ishte mikërpitës i amatorëve shqiptar nga shumë vise të Suedisë. ...
Next