
Aktivistë shqiptaro – amerikan takuan Ivanovin
Aktivistë të komunitetit shqiptar nga shtetet Illionis dhe Uiskonsin janë takuar dje në Çikago me presidentin e Maqedonisë, Gjorgje Ivanov dhe delegacionin shoqërues, ku mori pjesë edhe konsulli gjeneral i Maqedonisë në Çikago, Jakup Rexhepi.
Shefi i këtij delegacioni të aktivistëve, Ilaz Kadriu informoi presidentin maqedonas me të dhënat dhe kërkesat e komunitetit shqiptar nga Maqedonia që jeton dhe vepron në këto shtete.
Ky takim ku moren pjesë edhe Musa Adili, Ismail Shabani, Xhavit Hamdija, Luan Elezi, Zaim Shaqiri, Hajdin Bajrami dhe Fanol Cami, është vlerësuar si i pari gjatë historisë së re dhe i vlefshëm për zgjidhjen eventuale të problemeve me anë të dialogut.
Kadriu shtoi se Komuniteti Shqiptaro – Amerikan me vëmendje të posaçme po ndjek situatën në Maqedoni dhe sidomos incidentet e fundit pas rrahjeve nëpër autobus në Shkup, vrasjen në Gostivar dhe deri tek vrasja e pesëfishtë në rajonin e Shkupit, ku është kërkuar që të zbardhen këto raste dhe drejtësia pa ndikimin politik të jap fjalën fundit dhe aktorët të dënohen sipas ligjit.
“Në këtë takim është kërkuar që të amortizohen politikat e ashpra dhe të bëhen përpjekje për ndryshime rrënjësore të kushtetutës, e cila ligjërisht do ti barazonte maqedonët, shqiptarët, bullgarët, turqit, serbët, vllehët, grekët, romët e të gjithë të tjerët që jetojnë në Maqedoni. Ky potez do të ishte një element shumë pozitiv që do të çonte proceset përpara”, theksohet në komunikatën e lëshuar, duke shtuar se shqiptarët nuk duan të jenë zorrë qorre në Maqedoni.
Lidhur me tentimet e Maqedonisë për inkuadrim ne NATO, zoti Kadriu theksoi se KSHA përpara dhe pas luftës në Kosovë ka angazhuar tërë potencialin politik dhe lobues për të inkuadruar administratën amerikane në zgjidhjen e çështjes së Kosovës gjeri në përdorimin e forcës.
“Aspak nuk është e rastit se shqiptarët janë miqtë më të ngushtë të Amerikës në Ballkan dhe tani këta janë të preferuarit e saj. Për ti vënë në lëvizje shqiptarët e Amerikës të lobojnë për pranimin e Maqedonisë në strukturat e NATO-s, Shkupi paraprakisht duhet të bëjë hapa konkrete në drejtim të ndryshimeve të lartëpërmendura kushtetuese. Dhe kjo jo vetëm me deklarime boshe, por me kryerjen e obligimeve në një afat sa më të shkurtër”, thekson komunikata.
Pas tij, në bisedë siç thuhet është kyçur edhe presidenti Ivanov i është i është shmangur përgjigjeve konkrete. Ai ka nënvizuar se ka mbetur edhe shumë për tu bërë në planin e demokratizimit në Maqedoni. Ivanov ka përmendur se pas zgjedhjes së tij si president, në kabinetin e tij ka përfshirë katër këshilltarë shqiptarë, prej gjithsejt 10 këshilltarë të kabinetit të tij.
Ai ka përmendur përfaqësimin në polici, ndërmarrje dhe administratën shtetërore, por komuniteti i ka përmendur se ka mbi 140 institucione ku nuk ka asnjë shqiptarë.
Ivanov ka theksuar se do të angazhohet me përpjekjet e tij ligjore për incidentet e fundit dhe kërkoi dënimin e autorëve të dhunës. Ai deklaratën e ministres së MPB-së, Jankullovska e ka vlerësuar si të ngutshme dhe të momentit jo të duhur. Ivanov në fund ftoi delegacionin që të vizitojë rezidencën e tij sa herë të jetë e mundur.
“Me përshëndetje të ngrohta, përfundoi edhe takimi i parë në historinë e diasporës shqiptare me një president të Maqedonisë, dhe për këtë presidenti duhet të ketë kredi”, theksohet në komunikatën për media.
Delegacioni i komunitetit i udhëhequr nga Ilaz Kadriu, Zaim Shaqiri, Musa Adili dhe Luan Elezi takuan edhe me ministrin e jashtëm turk Ahmet Davutoglu. Delegacioni kërkoi që Turqia të bëjë presione ndaj qeverive të Ballkanit për ndryshime kushtetuese dhe të raporteve. Me këtë KSHA në Çikago filloi edhe zyrtarisht te bashkëpunoje edhe me komunitetin dhe konsullatën turke. (INA)

Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Cfare keni bere, ke keni perfaqesuar dhe cfare qendrime keni dhene. Ju lutem kjo eshte skandaloze cfare keni deklaruar para Ivanov, vetem lexojeni lexues te INA:
"Në këtë takim është kërkuar që të amortizohen politikat e ashpra dhe të bëhen përpjekje për ndryshime rrënjësore të kushtetutës, e cila ligjërisht do ti barazonte maqedonët, shqiptarët, bullgarët, turqit, serbët, vllehët, grekët, romët e të gjithë të tjerët që jetojnë në Maqedoni. Ky potez do të ishte një element shumë pozitiv që do të çonte proceset përpara”, theksohet në komunikatën e lëshuar, duke shtuar se shqiptarët nuk duan të jenë zorrë qorre në Maqedoni".
Cfare ndryshime kushtetuese qe na barazoni me romet, turqit, boshnjaket dhe serbet,,,,
A nuk eshte turp kjo qe i keni thene. Ne e kemi ate status. Ne duam te barabarte me maqedonet dhe vetem me ata, lereni ato kopalla. Duhet te mbani pergjegjesi.
2. Cfare takimi historik? Na keni zhgenjy fare mor. Po ky president su votua nga shqiptaret, kthehuni dhe shifni lajmet per zgjedhjet e fundit presidenciale. Gjithe e bojkotuan, pervec BDI e cila beri pazare dhe Ivanov me Gruevskin nuk i respektoi ato pazare. Une nuk e kuptoj, por ju cfare deklaroni mor.
Si ske turp bre i paftyre qe je bere vazal i Jakup Rexhepit i kesaj familje tradhtare qe daja tij Fatmir Besimi me paturpsi shkoj ne Beograd takoj Dinkiqin i cili beri masakren ma te madhe ne Kosove dhe aj ngriti dolli me te.Si ske turp bre i paftyre qe ne Kosove bere diferencimin ne Fabriken e mortizatorve dhe i nxorre ne rruge 1000 puntore qe te gezojsh Millosheviqin, je gjunzuar Jakup Rexhepit qe te afroj nji pun ne Kosullin Sllavomaqedonase me shperblim ti tradhtojsh shqiptaret ne Cikago dhe ta percajsh KSH Cikagos,te cilin ske mundsi ta bejsh se tash e nxorre masken nga fytyra si tradhtar dhe kuisling por besoj se Komuniteti Cikagos do tju shpalle ti dhe Jakupin si persona non gratas ne Cikago, Une Xhaka laz te kisha qen ne vendin tend isha hjedh ne Micigan Lake,dhe nuk i dal popullit para,por i ke mar me qaf edhe shokt tuaj qe i ke shti ne vallen tende te tradhtis Posht tradhtaret e Kombit rroft populli shqiptar noten e ke nga Populli 000000000000000000000
Keni bere gabim, se me teper jeni deklaruar per rastin e vrasjes se pesefishte, e cila nuk dihet aspak se nga kush eshte kryer e ju beni sikur ne duhet te gjejme fajtoret.
Ju zoterinj mbase u paski takuar mund te kerkonit vetem nje gje, qe shqiptaret te mos trajtohen nga shteti si te huaj, se me te huaj jane sllavet se shqiptaret ne ate shtet.
Ju eshte dashur te kerkoni qe atij shteti sa me shpejte ti nderrohet emri per tu pranuar ne NATO, edhe ate duke i perfshire shqiptaret ne emrin e ri te shtetit, ky shtet duhet te quhet Maqedonia e shqiptareve dhe sllaveve. Por ju me siguri shihet qe nuk dispononi me nje kapacitet te tille dhe ne mund te konkludojme qe jeni takuar per te bere biznes. Ju lumte pra dhe populli po "krenohet" me ju!
Ivanovi nuk ka manipuluar askend,pjesmarresit kane shkuar vete me vetdeshire ,disa nga ata per qellime te caktuara personale dhe disa nga ata te manipuluar nga karrierristet e paudhe. Une si shtetas i Maqedonise kam pas ftese nga konzullata ketu dhe nuk kam marre pjese ne takim. Shqiptaret ketu duhet te lobojne per ceshtjen shqiptare ne Ballkan dhe jo per shtetet qe shtypin shqiptaret ne Ballkan qofshin shtetet sllave apo edhe vete shtetet shqiptare.
Delegacion i mbi tridhjete shqiptareve nga te gjitha trevat shqiptare u takuam me Kryeministrin e Shqiperise z.Sali Berisha,me z.Arben Imami,me Ministrin e puneve te jashtme z.Haxhinasto,me atasheun ushtarak te shtetit shqiptar ne Washington Colonel Dr. Idriz Haxhiaj.Perpara takimit formal me Kryeministrin dhe me percjellesit e tij ne patem rastin te takojme edhe z.Fatmir Besimi sa per nje pershendetje aty se bashku me delegacionin e Shqiperise. Takimi ishte i perzemert dhe per ate kohe ne pika te shkurtra cfaqem shqetsimin per ardhmerine e kombit tone ne Ballkan.Kishte shqiptare nga te gjitha trevat shqiptare ,dhe ky eshte mendimi i shumices shqiptare ketu te funksionojme si shqiptare te bashkuar dhe jo si filiala te shteteve qe na shtypin sic ishin perpara klubet e ish Jugosllavise.Maqedonia ka vetem nje rruge : o do te jete plotesisht e drejte dhe e barabarte per te gjithe o nuk do te jete me,jo se ethem une,jo se e deshiroj une,jo se eshte angazhimi im por ky eshte realiteti lakuriq.Jemi ne ata qe e mbajme Maqedonine ne egzistence.Jane greket qe i mohojne emrin,jane serbet qe i mohojne kishen, jane bullgaret qe i mohojne kombin...dhe tragjikisht jemi ne te shtypur nga nje dore popullate me plot komplekse per vetqenje dhe ne gjurme te idenditetit qe ende as vete nuk jane te sigurt.E them mjerisht pasi sllavomaqedonasit jane te rrethuar me rreth mbi 6 miljon shqiptare ne Ballkan ..Ky eshte mesazhi im per Ivanovin: deshironi shtet te drejte per te gjithe apo nuk deshironi te keni shtet?
Bashkesia nderkombtare sot i thote subjektit shqiptar te rri urte se Maqedonia do te egzistoje dhe s'e luan topi( si dikur Jugosllavia),pra si nje paqje mes kater shtetesh dhe per nje qetesie relative ne Ballkan.Subjektet politke shqiptare duhet ta kuptojne kete jo si rruge e vetme por si rruge e bashkesise nderkombtare.Kush thote qe mbron interesat e elektoratit qe e ka zgjedhur ,nuk duhet gjithehere te beje se c'thote bashkesia nderkombtare por te beje ate qe kerkon elektorati qe e coi aty.Perfundimisht subjekti shqiptar duhet mire dhe holle ti shpjegoje bashkesise nderkombtare se cka kerkon popullata qe e ka zgjedhur,ose...ose..njekohesisht subjekti shqiptar duhet te beje politike me nderkombtaret por te jete i sinqert me elektoratin,te shpjegoje se kush cka kerkon dhe te zbresi ne baze dhe te pyesi se si do tia bejme ne rrethana te reja...Nese Maqedonia do te egzistoje si shtet sllav dhe vetem ne kurriz te shqiptareve, bashkesia nderkombtare duhet te njohtohet se ne nuk e njohim ate shtet dhe do te paraqesim platforma te tjera ( nese nje subjekt ne Maqedoni ka me shume se plan A-te servuar nga bota, nese nuk ka ta beje ,nese nuk e ben ky subjekt dikush do ta beje. Nese vazhdojme te jemi vetem dekor i shteteve sllave ketu dhe atje ne vendlindje,nuk paraqesim faktor por vetem biejm ne nivelin qe e kemi perjetuar kahmoti me perfaqsuesit tane si dekoret e shtetit sllav si ne ish Jugosllavi.
Drejtesia,paqja dhe liria mbretroft jo vetem per popullin tim por per gjithe njerezimin! Kush e do lirine dhe shtetin vetem per vete ,nuk e meriton as shtetin dhe as lirine.
Publikoni komentin tuaj