advertisement
Fillimi | Diaspora | Studentët e ardhshëm shqiptarë në Itali
  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst

Studentët e ardhshëm shqiptarë në Itali

Studentët e ardhshëm shqiptarë në Itali

Nga 4 qershori në Ambasadën italiane në Tiranë nisin praktikat e para-regjistrimit për në universitetet italiane

Ambasada italiane në Tiranë publikon hapat që duhet të ndjekin studentët shqiptar për të studiuar në gadishullin Apenin për vitin akademik 2012-2013.

 

Përsa i përket dokumenteve dhe rrugës që duhet të ndjekë një i ri shqiptar për të siguruar një vizë studimi për në Itali, Ambasada italiane njofton se studentët që dëshirojnë të fillojnë procedurën e para-regjistrimit, duhet të paraqesin personalisht dokumentet e nevojshme nga data 4 deri në datën 20 qershor 2012, pasi të kenë marrë një takim pranë Ambasadës përmes shërbimit Prenoto Online, të faqes në internet të ambasadës. Takimi mund të merret edhe përmes call center, në numrat 0900 404 3000 (nga telefonat fiks) dhe 0900 404 4000 (nga telefonat celularë).

 

Më pas, nga 1 deri më 31 korrik, Ambasadës i duhen nisur me Albanian Courier diploma e maturës dhe dokumentacioni i nevojshëm për lëshimin e vizës për studime. Me të vlerësuar të gjithë dokumentacionin, Ambasada do t’i lëshojë studentit vizën e hyrjes. Gjithnjë me anë të Albanian Courier do t’i kthejë të interesuarit pasaportën me vizë dhe dokumentacionin e legalizuar.

 

Në njoftimin për shtyp të publikuar në faqen zyrtare të ambasadës italiane bëhen të ditura në detaje të gjitha dokumentet që duhet të plotësojnë studentët e interesuar për të ndjekur studimet në Itali. Ndërsa në faqet dedikuar të huajve në sitin e Ministrisë itaiane të Arsimit dhe të Universitetit gjenden të gjitha direktivat dhe kurset e larta në dispozicion. 

 

Sipas dispozitave të reja, ndryshe nga vitet e kaluara, Universitetet nuk do t’u konfirmojnë përfaqësive diplomatike pranimin e studentëve dhe vizat për studime universitare do të lëshohen pa këtë konfirmim (për t’u informuar mbi pranimin, studentët duhet t’i drejtohen drejtpërdrejt universiteteve).

 

Në njoftim sqarohet gjithashtu edhe fakti se këto informacione mbi mënyrën e marrjes së vizës për studime janë të vlefshme vetëm për juridiksionin e Zyrës Konsullore të Ambasadës Italiane në Tiranë, pra për banorët e qyteteve të mëposhtme, Tiranë, Durrës, Kavajë, Peqin, Elbasan, Gramsh, Librazhd, Bulqizë, Mat, Krujë, Kurbin, Pogradec, Korçë, Devoll dhe Kolonjë. 

 

Ndërsa studentët që nuk janë me vendbanim në këto rrethe duhet t’i drejtohen Konsullatës së përgjithshme Italiane në Vlorë ose Konsullatës Italiane në Shkodër. (Shqiptari i Italise/INA)

Shkarko udhezuesin e Ambasades

 

Vlerëso tekstin
5.00

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

Tjera nga Diaspora
Previous
image
Pa orientim në xhunglën e tregut të punës
 Shumë të rinj në Gjermani ndërpresin aftësimin profesional dhe shumë vende mbeten bosh. Në intervistë me Deutsche Welle studiuesi i kualifikimit profesional Felix Rauner përmend ...
image
Shpresa për 11 milionë emigrantë të paligjshëm në SHBA
 Komisioni i Senatit amerikan për çështje juridike ka miratuar një projekt-reformë masive të imigracionit, duke votuar që dokumenti të paraqitet në Senat për diskutim, transmeton ...
image
Themelohet Shoqata e afaristëve nga Maqedonia në Danimarkë
Në Kopenhagë të Danimarkës u mbajt Kuvendi themelues i Shoqatës së afaristëve nga Maqedonia në Danimarkë (DMBN).  Shoqata, iniciator i themelimit i së cilës është ...
image
Itali, plagoset shqiptari bashkë me gruan e fëmijën
Një shqiptar i moshës 31-vjeçare ka mbetur i plagosur bashkë me gruan dhe fëmijën e tij, në një atentat të ngritura para shtëpisë së ...
image
Makolli: Serbia mos t’iu krijojë probleme mërgimtarëve
“Problemet e mërgimtarëve lindin qysh në hyrjen e tyre në kufirin e Serbisë dhe deri me rastin e hyrjes në territorin e Kosovës. ...
image
Bie numri i pensionistëve invalidorë në Zvicër
Sipas të dhënave të « Neue Zürcher Zeitung » numri i pensionistëve invalidorë në Zvicër ka rënë në vitin 2012  për 1.8% në  nga 257 ...
image
Elhaida në gjysmëfinalen e “The Voice of Italy”
Me një interpretim të mrekullueshëm, tronditës, prekës të këngës Adagio, Elhaida Dani fiton e kalon në gjysmëfinalen e "The Voice of Italy". "Sot vure motorin ...
image
Greqi, pranga 36-vjeçarit shqiptar, përdhunonte vajzën e tij
Një shtetas shqiptar është arrestuar nga policia greke pasi akuzohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij. Policia e shtetit fqinj bën të ditur ...
image
Shqiptarë, serbë e boshnjakë arratisen nga burgu i Lozanës
Të martën, në orët e paradites ka ndodhur një ikje spektakolare e pesë të burgosurve nga burgu Bois-Mernet, i Lozanës. Në mesin e të arratisurve ...
Makolli priti boksierin e njohur Tefik Bajrami
Ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli, e priti në një takim të veçantë boksierin profesionist shqiptar me renome ndërkombëtare, Tefik Bajrami.Ai ia uroi fitoren boksierit Bajrami, ...
image
Zvicër, vritet kosovari para banesës së tij
Emigranti kosovar me shtetësi zvicerane, Selim Elshani mbrëmë është vrarë pranë banesës së tij në Pajetn të Kantonit të Frajburgut. Policia zvicerane theksoi se ai ...
image
Greqi, përleshen në burg shqiptarë e arabë, vdes një iraken
Një përleshje e dhunshme mes disa të dënuarve në burgun e Grevenasë ka përfunduar tragjikisht. Një 31 vjecar nga Iraku ka mbetur i vrarë, ndërsa ...
image
Elhaida Dani triumfon përsëri
Elhaida Dani triumfon përsëri në garën e ashpër të “The Voice of Italy”. Këngëtarja jonë konkurroi mbrëmjen e kaluar me këngën “Nessun Dolore”.Dani,19-vjeçarja nga Shkodra, ...
image
Në mesin e mërgatës në Illionis
Reportazh nga Beqir Sina...
Next