advertisement
Fillimi | Diaspora | Itali, zbardhet vrasja e shqiptares 30-vjecare, theu kodin e nderit
  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst

Itali, zbardhet vrasja e shqiptares 30-vjecare, theu kodin e nderit

Itali, zbardhet vrasja e shqiptares 30-vjecare, theu kodin e nderit

Fillimisht u dyshua për një aksident automobilistik, apo krim pasionant, por hetimet hodhën dritë mbi vdekjen në Itali të shqiptares Mariana Marku, 30 vjec, nënë e një fëmije të mitur. 

Prokuroria italiane zbuloi se gruaja shqiptare është vrarë për hakmarrje nga 4 bashkëkombas të saj sepse theu kodin e nderit të familjes. 

Edhe pse Mariana u largua nga Shqipëria, rinisi një jetë të re në Itali duke punuar në një lokal, orët e saj ishin të numëruara. 

Vrasja e saj ishte e mirëorganizuar. Policia italiane dyshon se katër persona kanë udhëtuar nga Shqipëria drejt Italisë, për të kryer vrasjen, pasi, siç citojnë mediat italiane, kishte thyer kodin e nderit duke braktisur Shqipërinë, teksa bashkëshorti ndodhej ende i arrestuar në qeli. 

Hetimet e deritanishme, të përqendruara kryesisht në tabulatet telefonike kanë sjellë disa prova të reja që implikojnë 4 shqiptarë në vrasjen e Marianës. 

Rezultoi se automjeti Mercedes që aksidentoi Marianën ishte i vjedhur në Cerveteri, provinca e Romës. Pasi kanë studiuar lëvizjet e gruas, vrasësit kanë zgjedhur kryejnë vrasjen në një rrugicë me errësirë. Ata e kanë përplasur me makinë, më pas kanë tërhqeur trupin në rrugën e errët e kanë masakruar dhe madje tentuar ta djegin. 

Policia italiane dyshon se 4 vrasësit kanë udhëtuar në Itali me qëllim vrasjen e 30-vjecares dhe më pas janë larguar sërisht drejt Shqipërisë. 

Trupi i pajetë i masakruar 30 vjecares u gjet në 5 Maj, përgjatë rrugës Cese di Avezzano në L'Aquila, Itali. Ka qenë vëllai i Marianës që kishte denoncuar zhdukjen e motrës së tij tek karabinierët e zonës dhe po ai që identifikoi trupin e pajetë. Nga kqyrja u vu re se një këmbë dhe një dorë e Marianës ishin të coptuara ndërsa shenja dhune kishte në mbarë trupin e saj. 

Mësohet se 30-vjecarja punonte në një klub privat në Civitela Roveto. Mariana Marku me djalin e saj të vogël jetonte me vëllain e saj dhe gruan e këtij të fundit. Vëllai denoncoi zhdukjen e motrës pasi prej 2 ditësh 30-vjecarja nuk po kthehej në banesë ku e priste fëmija i mitur. (BW/INA)

Vlerëso tekstin
4.00

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

Tjera nga Diaspora
Previous
image
Makolli: Serbia mos t’iu krijojë probleme mërgimtarëve
“Problemet e mërgimtarëve lindin qysh në hyrjen e tyre në kufirin e Serbisë dhe deri me rastin e hyrjes në territorin e Kosovës. ...
image
Bie numri i pensionistëve invalidorë në Zvicër
Sipas të dhënave të « Neue Zürcher Zeitung » numri i pensionistëve invalidorë në Zvicër ka rënë në vitin 2012  për 1.8% në  nga 257 ...
image
Elhaida në gjysmëfinalen e “The Voice of Italy”
Me një interpretim të mrekullueshëm, tronditës, prekës të këngës Adagio, Elhaida Dani fiton e kalon në gjysmëfinalen e "The Voice of Italy". "Sot vure motorin ...
image
Greqi, pranga 36-vjeçarit shqiptar, përdhunonte vajzën e tij
Një shtetas shqiptar është arrestuar nga policia greke pasi akuzohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij. Policia e shtetit fqinj bën të ditur ...
image
Shqiptarë, serbë e boshnjakë arratisen nga burgu i Lozanës
Të martën, në orët e paradites ka ndodhur një ikje spektakolare e pesë të burgosurve nga burgu Bois-Mernet, i Lozanës. Në mesin e të arratisurve ...
Makolli priti boksierin e njohur Tefik Bajrami
Ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli, e priti në një takim të veçantë boksierin profesionist shqiptar me renome ndërkombëtare, Tefik Bajrami.Ai ia uroi fitoren boksierit Bajrami, ...
image
Zvicër, vritet kosovari para banesës së tij
Emigranti kosovar me shtetësi zvicerane, Selim Elshani mbrëmë është vrarë pranë banesës së tij në Pajetn të Kantonit të Frajburgut. Policia zvicerane theksoi se ai ...
image
Greqi, përleshen në burg shqiptarë e arabë, vdes një iraken
Një përleshje e dhunshme mes disa të dënuarve në burgun e Grevenasë ka përfunduar tragjikisht. Një 31 vjecar nga Iraku ka mbetur i vrarë, ndërsa ...
image
Elhaida Dani triumfon përsëri
Elhaida Dani triumfon përsëri në garën e ashpër të “The Voice of Italy”. Këngëtarja jonë konkurroi mbrëmjen e kaluar me këngën “Nessun Dolore”.Dani,19-vjeçarja nga Shkodra, ...
image
Në mesin e mërgatës në Illionis
Reportazh nga Beqir Sina...
image
Gjermani: Nis gjyqi ndaj rastit neo-nazist
Një proces gjyqësor është duke u zhvilluar në Gjermani kundër një gruaje që akuzohet se i përket një celule neo-naziste, fajtore për një seri vrasjesh ...
image
Austri, pëson në aksident 24 vjeçari nga Kosova
Mëngjesin e së mërkurës, një kosovar 24 vjeçar ka pësuar lëndime të rënda në një aksident trafiku që ka ndodhur në St.Veiter të Austrisë. Derisa ...
image
Gjermani, ndalohen kosovarët për trafikim me qenie njerëzore
Policia gjermane ka arrestuar dy shtetas nga Kosova në qytetin  e Freilassing, përderisa ishin duke udhëtuar me veturën e tyre në autostradën A8.Policia në mëngjesin ...
image
Itali, shqiptari kërcënon me vetëvrasje nëse si japin kredinë
Një emigrant shqiptar 50 vjeçar në Torino të Italisë dje ndërmorri një akt vetëvrasjeje, i irituar për refuzimin e një kredie humanitare nga autoritetet italiane. ...
Next